Shenjat paralajmëruese të diabetit

 

Sipas “Diabetes Association”, rreth 98% të të gjitha rasteve të diabetit i përkasin kategorisë së llojit 2 të diabetit, lloj ky i diabetit që nuk është i varur nga insulina.

Me fjalë të tjera, diabeti hapat e parë i merr nga një jetesë jo e mirë. Në fakt kjo sëmundje është kaq e përhapur sa secili prej nesh njeh të paktën një person që vuan nga kjo sëmundje.

Zakonisht ndodh që tek të rriturit mbi moshën 30 vjeç diabeti i llojit 2 mund të kontrollohet përmes një diete dhe stërvitjeje të shëndetshme. Por, është e rëndësishme për të kuptuar edhe shenjat paralajmëruese që lidhen me këtë sëmundje. Le të hedhim një vështrim në disa nga shenjat paralajmëruese më me rëndësi jetike për diabetikët e llojit 2.

Etja e tepërt

Një nga shenjat kryesore të diabetit tip 2 është etja e tepruar. Nëse e gjeni veten duke pirë më shumë ujë se zakonisht dhe ende mendoni se ju nuk mund të ndjeni efektin e duhur apo ta shuani etjen, mund të jetë një tregues i diabetit, lloji 2. Kjo është për sasinë e tepërt glukozës që gjendet në gjakun tuaj, e më pas veshkat tuaja duhet të punojnë më shumë për të absorbuar sheqerin shtesë.

Humbja e pashpjegueshme në peshë

Humbja e peshës ndodh në një proces gradual dhe mund të marrë disa kohë derisa ju ta kuptoni. Kjo humbje e pashpjegueshme e peshës ndodh kryesisht për shkak të humbjes së sheqerit në trup. Ju mund të ndiheni të lumtur se keni fituar papritmas një rënie të dëshiruar në peshë, por mos e lejoni këtë fakt të devijojë nga mendja juaj. Gjithmonë mbani në mend se edhe mbipesha është një faktor i madh rreziku për shfaqjen e sëmundjes së diabetit.

Vështirësi në shikim

Diabeti i llojit 2 mund të çojë gjithashtu në shfaqje të vështirësive në shikim dhe mund të përballeni gjithashtu edhe me vështirësi në përqendrim. Kjo është një çështje shqetësuese, sepse nëse nuk trajtohet si duhet dhe nëse nuk e trajtoni me kohë, mund të çojë edhe në verbëri të plotë ose të pjesshme.

Lodhje dhe dobësi

Humbja e ujit dhe glukozës nga trupi është arsyeja kryesore që një pacient i prekur nga diabeti provon gjithmonë ndjenja lodhjeje dhe dobësie të përgjithshme. Qelizat e trupit kryesisht shfrytëzojnë glukozën për të prodhuar energjinë e nevojshme për t’u mbështetur.

Dhimbje të vazhdueshme të kokës

Një shenjë tjetër tipike e diabetit të llojit 2 është dhimbja e kokës në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është për shkak të efektit të kombinuar të dehidrimit dhe humbjes së pashpjegueshme të peshës.

Goja e thatë

Një nga problemet më të shpeshta të shëndetit oral për personat të cilët vuajnë nga diabeti është goja e thatë. Shumica prej nesh nuk janë të vetëdijshëm se një kontroll i gojës është i nevojshëm për të parë se si ndikon në ecurinë e shëndetit. Megjithatë, është parë se në shumicën e rasteve goja e thatë ndodh për shkak të përdorimit të shumtë të medikamenteve.

 
 

 
 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com