Celularët e rinj do të ‘shohin’ përtej mureve

 

Një ekip i shkencëtarëve nga Universitet “Texas” në Dallas, nën udhëheqjen e profesorit të elektro-teknikës dr. Kenneth O, është duke studiuar një teknologji, me ndihmën e së cilës telefonat e Mençur dhe kamera do të mund të ‘shohin’ përtej mureve.

Ky studim ka bashkuar dy arritje shkencore: njëra përfshin studimin e pjesës së papërdorur të spektrit elektromagnetik dhe e dyta që merret me teknologjinë e re të punimit të mikro-çipave.

Rripi i frekuencës terahertz në spektër i cili është i nevojshëm që kjo teknologji të funksionojë, tani për tani nuk është pranishëm në shumicën e pajisjeve të elektronikës shpenzuese, mirëpo, studiuesit janë të bindur se këtë mund ta ndryshojnë.

“Kemi krijuar qasje të cilat hapin pjesën e paprekur deri tani të spektrit elektromagnetik dhe atë për nevoja komerciale dhe për shpëtimin e jetërave të aplikacioneve mjekësore”, ka thënë dr. O.

“Rripi terahertz është përplot potencialë të pakufizuar, të cilët mund të jenë të dobishëm për të gjithë. Falë qasjes së re, në rripin terahertz mund të krijohen pamje pa përdorim të disa lenteve brenda pajisjes. Në vend të kësaj, kërkohet një teknologji CMOS”, ka shtuar ai. Complementary metal–oxide–semiconductor (CMOS) është teknologji për konstruktimin e qarqeve të integruara në mikro-çipa.

“Kombinimi i CMOS-it dhe terahertzit nënkupton se mund ta vendosni këtë çip dhe marrësin në pjesën e pasme të Smartphone-it, dhe kështu celularin ta shndërroni në pajisje që mund të sheh përtej gjësendeve”, ka shtuar Dr.O.

Duke marrë parasysh problemin e privatësisë, dr. O dhe ekipi i tij, janë përqendruar në përdorimin e kësaj teknologjie në largësi më pak se 10 centimetra.

 

 
 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com