Hyrje » VIP etj » Kuriozitete »
Superjahti 18 milion euro…që mund të kontrollohet nga një iPad
Superjahti Adastra është një pallat lundrues luksi që përshtatet si në hapësirën kozmike, ashtu edhe në det të hapur. Dhe sikurse duket në foto, ajo është e pajisur në mënyrë të tillë për të argëtuar një miliarderi në standarde të larta. Dhe duket se anija është ‘e përkëdhelura’ e manjatit të anijeve me bazë në Hong Kong, Anto Marden, që mund të ketë përdorur për të ndër të tjera edhe dy ishujt tropikale që ai tashmë zotëron në brigjet e Indonezisë.
E dizenjuar nga projektuesi i jahteve nga Sussex, John Shuttleëorth, jahti është i teknologjisë së lartë dhe madje mund edhe të kontrollohet nga distanca me prekjen e një iPad, nga një largësi prej 50 metra. Ndërsa forma e saj është përshtatur për në det të hapur dhe hapësirë. E përshkruar si “një nga superjahtet më të mahnitshëm në botë”, Adastra u zbuloi në Kinë. Për ta ndërtuar atë u deshën 5 vite, ndërsa është 42.5 metra e gjatë, 16 metra e gjerë dhe peshon 52 ton./albpress/ 
