Hyrje » VIP etj » Kuriozitete »
PARODI PËR SHOQËRINË NË FB
Do të nis një parodi
Për fejsbuk, për shoqëri
Do të thur vargje me rimë
Se pa të s’po mund të rrimë
Me dikë një përshëndetje
Do pëlqime do komente
Me do vica me do spica
Ne në vend na pret sakica
Se nuk jemi politikanë
Të shtiremi se jemi azganë
Nuk merremi me tenderime
Askujt nuk i bëjmë mashtrime
Ne nuk jemi përmbi ligjin
Kosovës ia ruamjë imxhin
Në kontinente bisedojmë
Për pavarësi po lobojmë
Pa shpenzime nëpër hotele
Nuk harxhojmë as karamele
Nuk blejmë kurrë aviobileta
Secili gjallon me para të veta
Ne nuk kemi as kompani
Me armik nuk bëjmë tregti
Ka prej nesh s’kemi as rroga
Por nuk bëjmë tregti me droga
S’bajmë cigare me shlepera
As mish Brazili që i vjen era
Nuk ia duam të keqen askuj
Nuk shesim benzinë me ujë
Askush prej nesh nuk don
Të përlyhet me korrupsion
Ne dimë ç’është FEJSBUKIZMI
Por nuk dimë ç’është NEPOTIZMI
Nga buxheti nuk ngritim gota
Po as në zgjedhje s’vjedhim vota
Halil Xani
