Nëna e Gentës: Fotot i ka publikuar Rubensi (video)

 

Krejt rreth BBA 5 ,ju sjellim ne video.Kosovalbaner jemi te paret ne internet

“U ndjeva shumë keq, nuk gjej dot fjalë për ta përshkruar atë që ndjeva. Rubensi i ka hedhur ato foto dhe nuk e di se si e ka gjetur guximin për ta bërë këtë gjë.”

Këto janë fjalët e nënës së Gentës, e ftuar në emisionin ‘Fan Club’ në Top Channel. Ajo shpjegon se kurrë nuk e ka pranuar lidhjen e vajzës së saj me Rubensin: “Nuk e donim lidhjen sepse ata ishin të vegjël dhe Genta duhej të vazhdonte shkollën. Vetëm në Tiranë është folur për këtë lidhje e ka pasur thashetheme. Në fshatin tonë njerëzit shohin punën e tyre.”

Më tej, zonja këmbëngul se fotot erotike janë publikuar nga ish i dashuri i vajzës: “Ato foto i kanë pasur vetëm ata të dy dhe ai i ka thënë që fotot do i publikonte nëse Genta hynte në Big Brother.”

”Për mua historia me Rubensin është e mbyllur, por nuk e di si do reagojë ajo. Ne do e mbështesim shumë Gentën”, përfundon e ëma e konkurrentes së Big Brother

 

.

Kryeredaktori i “Metropol”: Fotot kanë qenë publike në një faqe interneti

Brahim Shima, kryeredaktori i gazetës “Metropol”, e para gazetë që publikoi fotot erotike të Gentës, deklaroi se “fotot kanë qenë të hapura në një faqe interneti ku ka pasur të regjistruar rreth 20 mijë shqiptarë”.

“Një mik i një gazetarit tonë i kishte parë fotot rastësisht dhe ka kontaktuar gazetarin. Fotot ishin publike ku mund të shiheshin nga të gjithë ashtu siç shihen fotot në Facebook. Ishin në një forum specifik ku çiftet kërkojnë çifte të tjera. Gjithkush që ka pasur adresë në atë forum mund t’i shihte fotot. Gazeta jonë nuk ka sulmuar Gentën, por thjesht ka publikuar foto sepse kanë interes për publikun.”, shpjegon Shima.

Klotilda Harka: Fotot, strategji e Gentës

“Rubensi më ka treguar se bënin foto të tilla erotike që i kishin vetëm ata të dy. Kur i kam kërkuar të m’i tregonte nuk ka dashur. Kur kanë dalë tek gazeta “Metropol” ai më tha që fotot ishin marrë në një faqe pornografike ku ka shumë shqiptarë. Më tregoi se ai dhe Genta kishin një profil aty me emrin “Crazy Couple”. Ai thotë që profili administrohej nga të dy dhe nuk është mbyllur kur Genta ka hyrë në Big Brother”, shprehet Klotilda Harka, gazetare e gazetës “Panorama”.

Harka mendon se publikimi i këtyre fotove është një strategji e vetë Gentës: “Para se të hynte në Big Brother Genta ka qenë mjaft aktive në forume dhe ka qenë shoqe e ngushtë e personazheve të tjerë të këtij reality-show. Për mua mbase kjo ka qenë një strategji e saj. Mbase ajo ka dashur që këto foto të publikohen në një moment kulminant të lojës. Mos e përjashtoni këtë mundësi.”
***********’
Edgari, banori i fundit që la të shtunën në mbrëmje shtëpinë e Big Brother, u shpreh në emisionin ‘Fan Club’ se banorët e shtëpisë “nuk treguan vlera”.

“Unë mundohesha t’i përcillja mesazhe të rinjve, por më e rëndësishmja ishte të merrja nga ata, nga brezi i ri. Por, kam marrë gjëra negative. Nuk arrita të marr vlera sepse të gjithë hynë në lojë për të mos i treguar vlerat në krahasim me mua dhe më erdhi keq. Graciano për shembull ka më shumë vlera se ç’kam pasur unë në moshën 20-vjeçare, por kishte frikë nga përballja”, u shpreh 52-vjeçari.

Më tej ai shtoi se eksperienca e tij në Big Brother ishte e mrekullueshme: “Ishte një eksperiencë e mrekullueshme, është një format që megjithëse mund ta imagjinosh si është, nuk arrin dot kurrë ta kuptosh pa hyrë aty brenda.”

Në lidhje me konfliktin që ka pasur me Liamin dhe frazën e drejtuar për çamët, Edgari shpjegoi: “I kam thënë tekstualisht Liamit: me këtë që bëre nxorre në pah atë që thonë për origjinën tënde! Këtë e ka shkruar Fan Noli dhe ka shkruar edhe për gjirokastritët, kosovarët etj. Nuk e kam pasur me të keq. Liami më ka ofenduar shumë, por nuk i jam përgjigjur sepse nuk e ulja dot veten aq shumë. Unë nuk mund të shkoja në zhargonin e tij, por i kam thënë që ai nuk ka bërë asgjë në jetën e vet përveçse karagjozllëqeve dhe vulgarizmave. Deri këtu mund të shkoja.”

“Nuk mendoj se kam gabuar. Mbase gabimi është mungesa e strategjisë por ishte mungesë e ndërgjegjshme nga ana ime. Unë isha i njëjti që në fillim, nuk ndryshova”, shtoi Edgari.

Në lidhje me moshën e tij, Edgari pranoi se ka qenë një pengesë e madhe në Big Brother: “Mosha më ka penguar shumë në këtë reality show. Kam qenë gjithmonë nën presionin e moshës sepse sa herë që flisja më thonin “ti je i vjetër”. Unë doja të nxirrja vlerat e të tjerëve dhe doja t’i jepja nga vlerat e mia, por ata në shtëpi nuk e donin këtë dhe nuk më shfrytëzuan.”/tch/

Ne vazhdim mund te shikoni shumë nga spektakli i fundit i BBA  i dates 21.04

 

 
 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com