Hyrje » VIP etj » vip shqiptare »
Gjyste Vulaj në formë si gjithmonë(video)
Këtë vikend ajo ishte në Oslo dhe si gjithmonë, ku ajo këndon ndahen të kënaqur të gjithë të pranishmit. Përveç zërit të saj karakteristik, Gjyste me lëvizjet e saj por edhe në komunikim me masën bën që të gjithë të ndihen mirë dhe te vallzojnë.
Fatkeqësisht termini i caktuar për këtë mbrëmje nuk ishte aq i përshtatshem sepse në të njëjtën kohë u luajt derbi “El Clasiko” dhe shumë adhurues të futbollit e kishin veshtirë të përcaktohën, por megjithatë numri i pjesëmarrësve ishte i kënaqshëm.
Sigurisht që ata që s’kanë marrë pjesë në këtë mbrëmje muzikore do të pendohen, sepse nuk do të kenë rast të kenë këso atmosfere shpesh.
” Është këaqesi kur të admirojnë, por është diçka shumë më e madhe , ndjesia që nuk përshkruhet dot me fjalë, kur je në një mbrëmje si kjo sonte, nga e cila nuk pritnim shumë njerëz, për shkak kohës së papërshtatshme, gjë që e cekët edhe ju, por për këtë adhuruesit e flaktë janë ata që mbajnë shpirtin tim në duar. Unë ua kam dhuruar që në debutim dhe gjatë gjithë karrierës, pa u kursyer me pasion dhe seriozitet. Sonte në Oslo nuk u ndalën duke vallëzuar, por edhe dëshira e tyre -të presin gjatë për të marrë një fotografi me mua, tregon afërsinë që ndiejnë me mua gjë që më bënë edhe më të lumtur dhe i falënderoj shumë. Faleminderit edhe juve nga bordi i Kosovalbaner për përcjelljen tuaj”. tha Gjyste Vulaj për Kosovalbaner
Në përcjellje të Gjystes si gjithmonë ishte Sokol Vulaj(bashkëshorti i Gjystes), i cili është kompozitor i pothuajse të gjitha këngëve të Gjystes, por edhe i shumë këngëtarëve tjerë, si Bujar Qamili, Nikollë Nikprelaj etj.
********’
Së bashku me Gjysten ishte edhe Ylli Dema nen percjelljen e Mentor Haxhiut, i cili gjithashtu kënaqi të pranishmit,
Oslo është bërë një vend i njohur për të gjithë këngëtarët, sepse bëhet një organizim i shkelqyeshem nga vëllezerit Lajqi. Sh.R/kosovalbaner.com/
