Berisha e merr “Këpucën e Artë” të Australisë
Besart Berisha edhe zyrtarisht është fituesi i “Këpucës së Artë” të Australisë duke qenë golashënuesi më i mirë në Kampionatin Australian me 19 gola të shënuara. Berisha tha se për këtë u falënderohet bashkëlojtarëve dhe sidomos trajnerit, Ange Postoglou.
“Vërtet jam kënaqur këtu me trajnerin Postecoglu. Ai është trajner të cilin e kam kërkuar për një kohë të gjatë. Ai më kupton dhe për këtë jam pasur stinorin më të mirë në karrierë”, tha 26-vjeçari Berisha.
Por Besarti u përball edhe me një kolapsim në fushë në ndeshjen e fundit që u zhvillua të shtunën ndërmjet Brisbane dhe Centra Coast. Berisha është kolapsuar në fushë duke kërkuar me urgjencë ndërhyrjen e stafit mjekësor.
“Për pak nuk u rrëzova – kurrë në jetë nuk jam ndjerë aq i pafuqishëm. Temperatura më është ngritur për njëherë dhe kisha shumë stres në trup. Isha i lodhur edhe nga udhëtimi i gjatë. Kjo është ndeshja e 3 në 9 ditë dhe udhëtimet e gjata dhe të shpeshta mund ta kenë shkaktuar këtë” deklaroi Berisha./indeksonline/
