Hyrje » Lajmet » Kosova »

Bëhet shoshë nga plumbat makina me tagra KM

 

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe dëmtim i një automjeti është shënuar në orët mbrëmjes së 15 prillit në fshatin Qabër të Zubin Potokut. Rreth orës 22:00, policia e stacionit policor të Kosovës në Zubin Potok janë njoftuar përmes policit të fshatit në Qabër për të shtëna me armë dhe dëmtim të një automjeti privat, pronë e një ankuesi të përkatësisë etnike serbe.

Njësitë policore të cilat kanë reaguar në këtë njoftim, kanë takuar ankuesit e rastit, dy meshkuj të përkatësisë etnike serbe, të cilët kanë njoftuar ata për dëmet e shkaktuara në automjetin e tyre tip “Passat” me targa “KM” të regjistrimit. Njësitë e policisë kanë bërë sigurimin e vendit të incidentit, kurse nuk kanë raportuar për të lënduar në njerëz.

Zyrtari për informim publik në Policinë e Kosovës në Mitrovicë, toger Besim Hoti, tha se sipas deklaratës së siguruar nga ankuesit, thuhet se ata kishin shkuar në vizitë në shtëpinë e një shqiptari në fshatin Qabër, ku kishin qëndruar më tepër se një orë, kurse kishin dëgjuar të shtënat nga armë zjarri afër shtëpisë ku po qëndronin.

Automjeti i tyre i cili ishte parkuar para shtëpisë kishte qenë cak i sulmit të personave të paidentifikuar. Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz, ndërsa ka dëme materiale, janë regjistruar në parafango, xhamat anësorë dhe të pasmë të automjetit si dhe disa vrima i janë bërë makinës në pjesën e përparme të saj, të shkaktuara nga armë zjarri.

Prokurori Publik i Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë ka autorizuar zhvillimin e hetimeve në kualifikimin e rastit si “dëmtim i pronës së luajtshme dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës kanë asistuar edhe hetuesit e stacionit policor në Zubin Potok, në shikimin e vendit të ngjarjes dhe inicimin e procesit fillestar të hetimeve.

Mediat serbe kanë lajmëruar se makina e një serbi të Kosovës është bërë shoshë nga plumbat e armës së zjarrit të dielën rreth orës 22:30 në fshatin Çabër të komunës së Zubin Potokut të banuar me shqiptarë.

Pronari i makinës, serbi nga fshati Zupçe , që në atë moment ishte në vizitë të një shqiptar i këtij fshati, nuk është lënduar, kurse makina e tipit “pasat” e cila ka pasur tagra të vjetra (KM) është dëmtuar.

Rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës, e cila ka bërë hetimet në këtë fshat shqiptar i cili me fshatin Zhupçe gjenden mes Mitrovicës dhe Zubin Potokut, në veriperendim të Kosovës.

 

 
 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com