UEFA sërish injoron Kosovën

 

Rasti i Kosovës, duket se do të mbetet pa u trajtuar edhe në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv (KE) të Federatës evropiane të futbollit, UEFA. Kjo për shkak se për futbollin kosovar nuk do të diskutohet në mbledhjen e KE-së, që do të mbahet të martën (sot) dhe të mërkurën në Stamboll. Derisa të enjten do të mbahet edhe kuvendi i rregullt i UEFA-së, ku sikur deri më tani nuk pritet të thuhet ndonjë fjalë për futbollin e Kosovës.

“Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit ekzekutiv të UEFA-së dhe as në agjendën e kuvendit të rregullt të UEFA-së”, tha një zëdhënës i UEFA-së nëpërmjet lidhjes telefonike për “Zëri”. Kosova sërish nuk është gjetur në mesin e 12-të pikave, sa do t’i diskutojnë krerët e UEFA-së buzë Bosforit.

Në nëntor të vitit të kaluar, Federata e futbollit e Kosovës (FFK) i ishte drejtuar me një kërkesë Komitetit ekzekutiv të FIFA-së që t’i mundësohet përfaqësueses së Kosovës dhe ekipeve të futbollit zhvillimi i papenguar i ndeshjeve ndërkombëtare. Zhvillimi i ndeshjeve ndërkombëtare miqësore i përfaqësueseve dhe ekipeve të federatave të pranuara nuk lejohet me ato të papranuara, siç është rasti i Kosovës.

Për këtë KE i FIFA-së i ishte drejtuar me një shkresë UEFA-së, si Federatë kontinentale, ku duhet të aderojë në të ardhmen Kosova, për të dhënë mendimin e saj lidhur më këtë çështje. KE i UEFA-së është dashur të debatojë për dosjen e Kosovës, qysh në 25 janar në mbledhjen e vet të kaluar, por kjo nuk kishte ndodhur.

“Ne kemi dërguar informatat më të fundit lidhur me marrëveshjen e përfaqësimit rajonal të Kosovës. Informata zyrtare nuk kemi nëse do të diskutohet për Kosovën në mbledhjen e radhës të komitetit ekzekutiv të UEFA-së. Situata sikur kjo nuk na bën që të varet nga ne, megjithatë shpresojmë se do të flitet për rastin tonë”, tha zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha.

Ai e pranoi se UEFA nuk kontakton me FFK-në. “Derisa me FIFA kemi kontakte, UEFA është treguar shumë hezituese dhe nuk ka kontakt me ne. Ndonëse në fakt kjo kërkesa e fundit e ndeshjeve miqësore i është dërguar UEFA-së nga FIFA”, tha ai. Berisha tha se asnjë zyrtar i FFK-së nuk do të jetë në Stamboll, në kohën kur do të mbahet mbledhja e KE-së dhe vetë kongresi i UEFA-së.

Derisa në FIFA, FFK-ja ka arritur të krijojë kontakte dhe shkëmbim letrash, UEFA është treguar mospërfillëse ndaj kërkesave të Kosovës, duke mbyllur çdo mundësi me neni e saj të famshëm, që anëtar të ri mund të bëhen vetëm vendet që kanë ulëse në OKB.

Takimi tjetër i KE të UEFA-së do të jetë më 29-30 qershor në Kiev të Ukrainës, gjatë mbajtjes së kampionatit evropian të futbollit, Euro 2012. Në ndërkohë, Serbia duke qenë brenda UEFA-së ka avancuar pozitat e saj, pasi që fushën e stadiumit të ekipeve kombëtare në Stara Pazova e ka emëruar sipas Michal Platini, i cili ditë më parë ka qenë prezent në këtë manifestim.

 

 
  • zvicraaa

    I VJEN RALLA EDHE KOSOVES PER FUTBOLL NE UEFA DEJ NE VITIN 2500 SHPRESOJ HAHAHHA

  • zvicraaa

    DEJ 2500  SHPRESOJ SE I VJEN RALLAN KOSOVES PER NE UEFA

 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com