Milani i fortë për Romën, e pret Barcelonën
Milani ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme, edhe pse të vështirë në shtëpi në garën për titullin në Seria A. Protagonisti i të kuqve ishte padyshim, golashënuesi më i mirë i skuadrës, Zlatan Ibrahimovic me një dyshe ndaj Romës.
Të parët kaluan në epërsi romakët me golin e Osvaldos, në fund të pjesës së parë, minutën e 44′. MIlani u kundërpërgjigj me 1-1 përmes Ibrahimovic që shënoi nga penalltia në minutën e 53′ pas një prekje me dorë të topit nga Rossi në zonën e rreptësisë.
Milani insistoi për fitore duke qëlluar edhe dy herë shtyllën nga El Sharaëay dhe Muntari, për të dal sërish në skenë Ibrahimovic i cili pasi parabolloi edhe portierin shënoi për 2-1, që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Me këtë fitore, Milani ruan kreun përderisa të mërkurën e pret Barcelonën, një tjetër sfidë e vështirë. /indeksonline/
