Babai befasohet nga rekordi i Messit
Babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka theksuar se kurrë nuk kishte menduar se biri i tij do të thyejë rekordin e golave në Barcelonë, në moshë kaq të re.
24 vjeçari, me het-trikun që shënoi në mesjavë kundër Granadas, u ngrit në kuotën e 234 golave duke tejkaluar rekordin e Cesar Rodriguezit.
“Ju gjithmonë ëndërroni për gjëra të tilla, por kurrë nuk kam menduar se Lionel do ta arrijë këtë në këtë moshë. Besoj se kontributi i tij në skuadër është shumë i rëndësishëm”, deklaroi Jorge për agjencinë argjentinase të lajmeve Telam.
