Zbulohet binjakja e Mona Lizës
Muzeu spanjoll i arteve ”Prado” njoftoi se ka zbuluar një kopje të jashtëzakonshme të Leonoardo Da Vinçit, Mona Liza, e pikturuar prej njërit nga nxënësit e tij, në të njëjtën kohë kur po bëhej edhe piktura origjinale, që gjendet në Luvër, Francë.
Kjo pikturë, siç njofton trt, ka qenë e ekspozuar më muzeun e arteve për vite të tëra, edhe pse ekspertët nuk ishin të ndërgjegjshëm për rëndësinë e saj.
Një restaurim rutinë i ka çuar ekspertët që të zbulojnë sfondin e errët prapa së cilës qe shtuar më pas figura e famshme e Mona Lizës dhe se ajo ishte mbuluar me një peisazh italian, njësoj si origjinali i Da Vinçit.
Piktura ka përmasa të njëjta si ajo e Da Vinçit dhe daton nga shekulli XVI.
Besohet se ajo është pikturuar ose nga Andrea Salai ose Francesko Melzi, që kanë qenë nxënësit më të afërt të Da Vinçit.
