Hyrje » Lajmet » Kosova »

Vrasja e Xhemail Mustafës afër zbulimit

 

Në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë thonë se për vrasjen e Enver Malokut nuk është inicuar ndonjëherë procedurë, pasi ajo ishte kryer gjatë luftës, por janë shumë afër zbulimit të identitetit të autorëve të vrasjes së Xhemail Mustafës, e cila u krye pas luftës.

“Hetimet kanë mbërritur deri në fazën e mbledhjes së provave dhe fakteve relevante, të cilat sigurisht do të procedohen për një kohë të shkurtër nga një prokuror special”, ka thënë për TV Klan Kosova, kryeprokurori i Qarkut të Prishtinës, Aleksander Lumezi.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dje u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të gjejnë përgjegjësit për vrasjen e Enver Malokut dhe të zbardhjes së shumë vrasjeve të tjera.

“Mendoj se do të ishte shumë mirë që organet kompetente të Republikës së Kosovës, organet e hetuesisë, prokuroria dhe gjyqet, të merren me këto raste”, tha Isa Mustafa me rastin e 13-vjetorit të vrasjes së Enver Malokut.

Pas luftës janë vrarë disa zyrtarë të LDK-së: Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Ismail Hajdaraj, Haki Ymeri dhe shumë të tjerë janë plagosur në atentate të ndryshme. Por deri më tash nuk është ndriçuar asnjë vrasje. /Koha/

 

 
 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com