Vdiç rapsodi i njohur Bajrush Doda

 

Pas një sëmundje të gjatë, mbrëmë vdiç, rapsodi i mirënjohur Bajrush Doda. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin Maznik të Deçanit në orën 14.
Bajrush Doda u lind në vitin 1936 në fshatin Maznik të Deçanit. Bajrush Doda, i takon plejadës së rapsodëve të parë kosovarë, zëri i të cilëve që herët jehoi në etër, përmes valëve dhe emisioneve muzikore të Radio Prishtinës, qysh nga vitet e gjashtëdhjeta .
Ai, rreshtohet në stafin e parë të gjeneratës së rapsodëve popullor, që përbëhej nga emrat më të shquar të folklorit muzikor burimor, duke filluar nga: Riza Bllaca, Salih e Feriz Krasniqi, Dervish Shaqa, Demush Neziri , Halil Cërvadiku, Tahir Drenica, Hashim Shala, Qamili i Vogël, Marash Krasniqi, Mon Sokoli e të tjerë.
Duke kujtuar vitet e ’60-ta kur nuk ishte ishte aspak e lehtë që të jesh këngëtar – rapsod i Radio Prishtinës, kur çdo fjalë matej me dërhem nga ana e pushtetarëve sllavo-komunistë, gjithashtu edhe me këngët tradicionale rapsodike shqiptare ! Në anën tjetër, atë botë , nuk ishte e mundur që të jesh këngëtar – rapsod i Radio Prishtinës, po nuk pate vlera të jashtëzakonshme vokale dhe interpretuese!Rapsodi i mirënohur mori këndoi anembanë trevave shqiptare, duke kujtuar këngët e tij “Prej nj shpati”, “N’drrasë të vekut”, “Moj Kosovë moj bukuroshe”, si dhe së fundi realizimin e duetit me këngëtarin e mirënjhur Shkelzen Jetishi – Xeni. Duet ky i cili u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga dashamirët e këngës. Në vitin 1989 Bajrush Doda emigroi në Amerikë, më pas luftës së fundit u kthye në qytetin e Pejës.
Ne vazhdim shikoni videon nga kenget e fundit te ndjerit,nje nga kenget me te ndegjuera te vitit 2011.Këngë kjo që u promovua ne programin festiv te vitit te ri 2011.

 

 

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Doda, me rastin e vdekjes së rapsodit të njohur Bajrush Doda.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“Me pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e rapsodit të njohur Bajrush Doda.

Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, me respekt të lartë do të kujtojnë kontributin folklorik të Dodës, që frymëzoi gjenerata të tëra.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta”.

 

 
  • shkelzen

    ngushllime familjes doda per ket njeri te madh qe na humbi per nje repsod mo nuk dot del nan qe dote lind ishalla ne lula te gjynetit trupi i tij kurse veprat e tina gjithnje dot te mbesin ne gjith zemrat e gjdo shqiptari an e mbar globit kudo qe gjinden.

  • Byki Lapashtica

    ngushllime familjes se te ndjerit

  • Byki Lapashtica

    Ngushllime familjes se te ndjerit inshalla ne gjenet…

  • fisnik

    Ngushlimet me te sinqerta per familjen Doda,ishte nje yll i madh,qe dha shume per muziken folklorike. I qofte dheu i leht.

  • seli

    Familjes ngushellime kurse Kosova ka mbete pa nje rapsode shume te pasur dhe te pastert per nga kenga folklorike.

  • Agron Lëbusha

    eshte e dhimshme te shkruash per nje rapsod kaq te madh siq ishte i madhi dhe i pavdekshmi Bajrush Doda.
    Ngushllime Familjes Doda qe mbeti pa birin e tyre,ndersa Ngushellime ghith kosoves qe humbi Rapsodin me te madh.Jam krenar qe mberriva te jetoj me kangen e Bajrush Dodes

  • marigona

    i qoft i leht dheu kti njeriu i cili dha shum per muziken folklorike pushoft i qet:ngushllime mbar familjes doda

  • arben kryezi

    hallall ikoft bajrush dodes aj ukon njo per shqiptari

 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com