Mbesat i vjedhin dajës biznesmen 150 milionë lekë

 

Parukeria e blerë me paratë e vjedhura, e bllokuar dje në Tiranë

TIRANE/ Arrestohen kushërirat Oligerta Agushi e Laureta Kormaku me shoqen e tyre e një 16-vjeçar.

Blenë apartament e parukeri me paratë e biznesmenit të floririt.

Dy mbesat 18-vjeçare vjedhin 15 milionë lekë në banesën e dajës së tyre biznesmen në Tiranë. Dy vajzat, bashkë me një mikeshë të tyre, e kanë realizuar vjedhjen në tri etapa, pasi kanë zbuluar vendin se ku i mbante paratë biznesmeni i floririt, Abdyl Projko. Adoleshentet kanë futur në lojë edhe një djalë 16 vjeç, që e kishin njohur rastësisht, të cilin e kanë instruktuar për të marrë pjesë në vjedhje. Faza e parë e krimit, ku janë marrë njëherësh 5 milionë lekë, ka ndodhur në tetor të vitit 2011, ndërsa e fundit në ditën e parë të vitit të ri, kur Projko ka zbuluar vjedhjen dhe e ka denoncuar në polici. Vjedhja është kryer në vilën e biznesmenit Projko, që ndodhet në rrugën “Sadik Petrela”, në vendin e njohur ndryshe si “Kodra e Priftit” në Tiranë dhe policisë i janë dashur vetëm katër ditë për të zbuluar autorët. Hetimet e kryera nga oficerët e Komisariatit Nr. 4 kanë arritur të zbulojnë se autorët që i kanë vjedhur paratë biznesmenit të floririt janë pikërisht vajzat e motrës së tij, të cilat banonin në të njëjtën lagje me të. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë dje se janë arrestuar me akuzat e “vjedhjes në bashkëpunim” dhe “pastrim të produktit të veprës penale”, 18-vjeçaret Oligerta Agushi dhe Laureta Kormaku, vajza tezesh e njëkohësisht mbesat e biznesmenit Projko. Policia ka arrestuar edhe mikeshën e dy adoleshenteve, Afërdita Pecmarkaj, 18 vjeç, që sipas Policisë, dyshohet të ketë marrë pjesë në vjedhje së bashku me 16-vjeçarin Gynter J., për të cilin ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.
SKEMA E VJEDHJES
Mbesat e biznesmenit Abdyl Projko, Oligerta Agushi dhe Laureta Kormaku, banonin shumë pranë banesës së dajës së tyre te “Kodra e Priftit” në Tiranë dhe herë pas here bënin vizita në shtëpinë e tij. Duke qenë mjaft të lidhura me familjen e dajës, i cili kishte në pronësi një dyqan ku tregtonte bizhuteri floriri te tregu “5 Maji”, kishin dijeni edhe për pasurinë, madje edhe për vendin ku ai i mbante paratë. Vajzat kishin zbuluar se daja i tyre kishte një shumë të konsiderueshme parash në një valixhe të vjetër, të cilën e mbante sipër një dollapi te dhoma e gjumit. Këto para, rreth 15 milionë lekë, Projko ka deklaruar se nuk i kishte depozituar në bankë, pasi po i bënte gati për të blerë flori në Turqi, pasi atje furnizohej herë pas here. Por vajzat janë “joshur” nga shuma e majme dhe bashkë me mikeshën e tyre, Afërdita Pecmarkaj, kanë thurur planin për të grabitur paratë. Fillimisht dy kushërirat 18-vjeçare kanë arritur të vjedhin 5 milionë lekë në shtëpinë e dajës në muajin tetor të vitit 2011. Kur kanë parë që ai nuk kishte diktuar asgjë nga vjedhja e parë, një muaj më pas, në nëntor, vendosën që “të tërheqin” nga valixhja e dajës edhe 5 milionë lekë të tjerë. Ndërsa për të realizuar “goditjen” përfundimtare, që të mos linin më asnjë qindarkë në valixhe, ato kanë futur në lojë mikun e tyre më të vogël, 16-vjeçarin Gynter J., i cili ka vjedhur edhe 5 milionë të tjerë që kishin mbetur. Grabitja e fundit është kryer ditën e parë të vitit të ri dhe këtë herë biznesmeni arriti të zbulojë se nuk kishte më asnjë lekë në valixhe dhe e denoncoi ngjarjen në polici.
INVESTIMI I PARAVE TE VJEDHURA
Dy kushërirat e arrestuara dhe mikesha e tyre, pasi janë pasuruar me paratë e dajës, kanë vendosur që shumën e vjedhur ta investojnë duke blerë pasuri të patundshme. Me shumën e konsiderueshme të parave ato kanë blerë një dyqan parukerie me sipërfaqe 50 metra katrorë në rrugën “Hoxha Tahsim”, pranë sheshit “Avni Rustemi” në Tiranë, si dhe një apartament 60 metra katrorë te “Xhamlliku”. Një pjesë të parave vajzat ia kanë “dhuruar” 16-vjeçarit që i ndihmoi për realizimin e fazës së tretë të vjedhjes, ndërsa policia, pas arrestimit të tyre, ka sekuestruar 2 milionë lekë./PANORAMA/

 

 
 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com