Hyrje » Lajmet » Lugina e Preshevës »
Edi Rama sot viziton Preshevën /agjenda e vizitës/
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë do të qëndroj sot në një vizitë njëditore në Preshevë. Me rastin e vizitës së tij të organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Lugina e Preshevës, Edi Rama do ta promovoj librin e tij “Kurban” para publikut vendor, si dhe do të takohet edhe me liderët vendor politik. Kryetari i PS do të arrijë në ora 14:00 ku dhe do ti bëhet pritja në qendër të qytetit.
Nga ora 14:15 deri 15:45, do të bëhet promovimi i Librit “Kurban” më Sallën e Kuvendit komunal të Preshevës.
Panelistë do të jenë:
Edi Rama (Autori i Librit)
Nerimane Kamberi (Shkrimtare)
Ragmi Mustafa (Sociolog)
Moderator: Enkel Rexhepi
Nga ora 16:00 – 17:00, është organizuar drekë pune e Edi Ramës me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, Besim Abduli Kryetari i kuvendit Komunal të Preshevës, Jonuz Musliu – Kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit, Fehmi Beja – Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Nga ora 17:00, Edi Rama do të jetë në emision direkt në TV Aldi me gazetarë të medieve lokale
-
Bani
