Barcelona – Real Madrid 2- 2 (video)

 

Video nga ndeshja Barcelona Real

Brcelona avanson nga minuta e 43-të  1-0 ,ndersa ne minuten e 45 -të e ngrit avantazhin ne 2-0 keshtu perfundon pjesae parë

*******************
Filloi supersfida El Clasico, ndeshja kthyese në Copa del Rey, ndërsa është tani Barcelona ajo që pret Real Madridin në Camp Nou, me një avantazh prej 2-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Bernabeu.

Sec e 9-të shansi i parë për Realin


Finishi i pjesës së parë kur u shenuan dy golat

Real Madridit i duhen edhe tri gola për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey…

Pjesa e parë si zakonisht nëpër El Clasico, ishte e jashtëzakonshme. Pas një koreografie të jashtëzakonshme dhe vërshëllimave ndaj Pepes, vijnë dhe rastet e para.

Real Madridi pas vetëm nëntë sekondave lojë rrezikon  portën me anë të Higuain pas një gabimit të Gerard Pique. Ka mundur shumë lehtë që Reali këtu të kalojë në epërsi.

Sidoqoftë, fati edhe në vazhdim të pjesës së parë do t’u mungojë Los Blancos. Pas një gjuajtje të lirë të ekzekutuar nga Xabi Alonso, ishte Higuain që nga tre metra nuk arriti të realizojë në portën e Barcelonës, kjo për shkak të intervenimit të Pintos.

Kaka e filloi takimin dhe tregoi formë të lartë nga fillimi i takimit. Kjo u vërtetua pas një kundërsulmi, kur gjeti të vetmuar Cristiano Ronaldon, e goditja e të cilit kaloi vetëm pranë portës.

Real Madridi vazhdoi me presionin dhe nuk arriti ta gjejë golin përkundër dominimit. Ishte Mesut Ozil ai që shokoi 120 mijë të pranishmit në Camp Nou, kur qëlloi traversën nga 27 metra distancë. Topi nuk e kaloi vijën fatale dhe rezultati mbeti i pa ndryshuar.

Duke parë këtë dominim të Realit, Guardiola largon nga loja Andres Iniestën dhe fut në lojë Pedron, që u tregua lëvizje e qëlluar taktike.

Pas një kundërsulmi të mirë të udhëhqur nga Lionel Messi, nga afërsia shënoi në minutën e 43-të Pedro për 1-0.

Ishte kjo goditje e rëndë për Real Madridin, që humbi toruan dhe filloi të nervozohej. Fat të madh madrilenët kanë pasur kur gjyqtari Teixeira nuk e ndëshkoi me karton të kuq Lassana Diarran, i cili ndërhyri ashpër në Lionel Messin ku dhe meritoi kartonin e verdhë. Nga kacafytjet i ndëshkuar doli portieri Cristiano Ronaldo.

Pikërisht nga kjo goditje e dënimit, ishte Daniel Alves që nga një top i kthyer realizoi një super eurogol me volej, duke dridhur portën e Iker Casillasit, tronditur lojtarët e Real Madridit e duke elektrizuar deri në maksimum tifozët katalanas në Camp Nou (45 +2’)

Me rezultatin 2:0 për Barcelonën përfundoi pjesa e parë në Camp Nou, përkundër një dominimi total të Real Madridit.

PJESA E DYTË

Goli i parë i Realit 2-1 Ronaldo



25 minutat e fundit te ndeshjes
Ozil godet shtyllen nga largesia
 

 

 
 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com