Qeni mik i mirë

 

Se qeni është mik i mirë është thën gjithmon,por edhe besimi i tepruar ne qenin mund te kushton me jetra te njerëzve.Ju sjellim disa video ku shihet loja ne mes femiut dhe bebes,por kjo tregon edhe nje guxishmeri te tepruar te prindërve.Shpesh her keto lojëra mund te jen edhe tragjike.

NE LIDHJE ME KETE TEMË KOSOVALBANER JU SJELL DISA keshilla

A mund ta lë fëmijën pa mbikqyrje përderisa luan me qenin?

Fëmijën asnjëherë nuk duhet lënë pa mbikqyrje gjatë lojës me qen, sepse secili qen mund të kafshojë nëse provokohet. Për disa qen, provokim mund të jetë vetëm shqetësimi derisa flenë apo hanë.

Zakonisht qentë e mëdhenj konsiderohen shumë të rrezikshëm për fëmijët, sepse mund ti lëndojnë fytyrën apo qafën, por poashtu edhe të vegjëlit paraqesin rrezik, sepse fëmija mund ta lëndojë rastësisht, dhe kjo mund të provokojë kafshim.

Si ti shpjegoj fëmijës se si të sillet me qenin?

Fëmijët dhe qentë potencialisht mund të jenë miq shumë të mirë, por e rëndësishme është që ta mësoni fëmijën se si të sillet me qenin.

1. Mësoni vogëlushin që asnjëherë mos ti afrohet qenit të panjohur. Nëse qeni është me pronarin e tij, fëmija duhet të pyes nëse mund ti afrohet apo jo.

2. Fëmijës asesi nuk duhet ti krijoni frikën nga qentë, por duhet ti spjegohet që ndonjëherë qentë bëhen agresivë, lehin dhe ankohen.

3. Shpjegoni vogëlushit tuaj që asnjëherë mos ti afrohet qenit i cili po ha apo të ia marrë ndonjë lodër nga goja.

4. Paralajmëroni fëmijën që asnjëherë të mos e lë kokën pranë kokës së qenit, mos ta tërheq nga bishti, por tregojini se si duhet përkëdhelur.

Si ta parandaloni kafshimin e qenit?

Mos harroni që përqafimi dhe puthja e qenit nuk është gjendje normale për të, prandaj mund të shqetësohet nga kjo. Edhe pse disa qenë janë tolerantë, prap nuk duhet rrezikuar. Poashtu, nuk duhet që ta ndiqni.

1. Tregoni vogëlushit se si duhet përkedhelur butësisht qenin, nga koka gjer te bishti. Mund ta provoni këtë së pari me kafshët nga materialet.

2. Gjithmonë pyesni pronarin nëse fëmija mund ta përkëdhel qenin dhe nëse ai kafshon.

3. Nëse fëmija i frikësohet qenit, thuajini të mos largohet, por të qëndrojë i qetë, dhe të ecë ngadalë.

4. Mbani në mend që asnjëherë nuk duhet lënë fëmija vetëm me qenin, pa marrë parasysh nëse ai di të sillet me të, pak i duhet fëmijës që ti harrojë rregullat e sjelljes.

 

 
  • Istogalia-Oslo

    kuesh 1: se shtin qenin ne shpi hiq met flliq 2: kuesh se len femijen me lujt me qen nese smundesh meu kujdes per femij apo ske koh n uk duhet mei bah hiq

 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com