Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Hyrje » Lajmet » Kosova »

Rrënohet një mbindërtim në Velani

 

Inspektorati i ndërtimit në Komunën e Prishtinës sot ka kryer rrënimin e një mbindërtimi të një objekti ekzistues në lagjen Velania, rruga “Shaip Kamberi”. Gjithashtu është vazhduar me lirimin e hapësirave publike në rrugën “Agim Ramadani”, thuhet në njoftimin e KK të Prishtinës.

Rrënimi dhe lirimi i hapësirave publike kanë pasuar pas përfundimit të procedurave të parapara ligjore dhe janë kryer nga kompania e kontraktuar nga Komuna, në asistencë të Policisë së Kosovës.

Rrënime të ndërtimeve pa leje dhe lirim të hapësirave publike do të ketë edhe gjatë tërë javës së ardhshme, thuhet në këtë njoftim.

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com