Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Hyrje » Lajmet » Kosova »

Rasti Klecka:Lajm i zi ne gjyq

 

Shtesë

Kosovalbaner.com si gjithmon i pari nga raportimet e seancave  të rëndësishme gjyqësore.

Pak minuta më parë ka përfunduar procesi gjyqësorë kundër ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të njohur tashmë si të akuzuarit e “ Rastit Kleçka “ në mesin e  të cilëve është edhe komandant Çeliku apo siç u deklarua ai se gjatë luftës ka pasur edhe një nofkë “ Daja”, Fatmir Limaj nënkryetarë i Partisë Qeverisëse të Republikës së Kosovës, ish deputet i Kuvendit të Kosovës të cilit vetëm dy ditë pas heqjes së imunitetit të tij i caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh për t’ju vazhduar më pas në kohëzgjatje prej 60 ditësh për çka mbrojtja e Limajt ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme për të cilën nuk ka marr akoma një përgjegje.

Një përgjegje rreth masës së paraburgimit nuk është marrë as sot nga trupi gjykues të cilit i janë parashtruar në seancën e parë të këtij procesi gjyqësorë ndonëse avokatët mbrojtës kanë paraqitur arsyet e tyre rreth ndërprerjes së masës së paraburgimit në mesin e tyre edhe avokati Mexhit Syla mbrojtës i të akuzuarit Sabit Shala i cili e njoftoi gjykatën për gjendjen e rëndë shëndetësore të vëllait të tij i cili po vuante nga kanceri.

Fatkeqësishtë sot i njejti kishte ndërruar jetë dhe gjykata mori vendim që atë ta lejonte për pejsëmarrje në ritualet fetare me rastin e varrimit të vëllait të tij.

Ky lajm i keq nuk e ka prekur rëndë vetëm Sabit Shalën por të gjithë të pranishmit me theks të vecantë Fatmir e Behlul Limajn që e kishin nip dhe Arben Krasniqin që e kishte dajë tani të ndjerin.

Arben Krasniqi, Naser Shala, Refki Mazreku, Sabit Shala, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Shaban Shala, Behlul Limaj, e Besim Shurdhaj sot kanë dëgjuar duke qenë të ulur para trupit gjykues në bankë të të akuzuarëve me crast është diskutuar rreth listës së kërkesave, ankesave të mbrojtësit të së akuzuarit Fatmir Limaj avokatit Karin Khan.

Edhe fillimi i kësaj séance e deri në fundin e saj tij shqyrtimi kryesorë rezultoi me reagime nga ana e të gjithë avokatëve mbrojtës të cilët kanë shprehur shumë paknaqësi, kanë parashtruar kërkesa për sqarime, kërkesa për mos shkelje të ligjit nëse ky gjykim do të niste sot akoma mbrojtja pa u pajisur me deklaratat e dëshmitarëve të marrë në pyetje nga ana e prokurorit, akoma pa u sqaruar rrethanat e ca deklaratave të cilat sipas disa shkresave në një të ashtuquajtur “ Ditari i dëshmitarit X“, janë gjetur datat kur ky dëshmitarë kishte dhënë dëshmit e tija për të cilat thotë se i ka nënshkruar pa ditur se çfarë ka nënshkruar meqë nuk i ishin përkthyer. Ata për më tej janë ndalur edhe tak raporti i zhvarrimeve të cilin nuk e kanë disponuar t përkthyer si dhe shumë e shumë shkresa të tjera.

Asnjë vendim nuk është marrë as sot porn ë të kundërtën prokurori u ka oruar atyre edhe dy deklarata njëra që vinte nga adresa e Njësis për Mbrojtjen e Dëshmitarëve ndërsa tjetra me një dëshmitar anonym i ashtuquajtur “ Dëshmitari I”.

Mbrojtja nuk ka heshtur as në rastin e dëgjimit të një dëshmitari nga ana e prokurorit në polici që sipas mbrojtjes është bërë një shkelje e të gjitha dispozitave ligjore. Prokurori ka bërë përpjekje që të arsyetoj veprimet e tija në raport me kërkesat e avokatëve e me theks të vecantë me kërkesat e avokatit Khan.

Ndryshe gjykata ka marrë një vendim që të hedhet poshtë kërkesa e avokatit Vërtopi të paashtruar në seancën e kaluar në lidhje me qështjen e hetimeve të vitit 2004. Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën ku gjykata do të nxjerrë një vendim nëse do të shtyhet apo jo seance gjyqësore e rastit Klecka .

 

Deklaratë pas përfundimit të seancës nga mbrojtja e Limajt për EULEX-in

Në seancën e ardhshme duhet të merren parasysh argumentet të cilat i ka prezantuar mbrojtja, sepse ne kemi prezantuar argument të fuqishme. E kemi arsyetuar të gjithë kërkesën tonë që e kemi paraqitur me shkrim. mbrojtjes i mungojnë qindra faqe të dokumentacionit që prokurori pretendon se i ka. Pastaj është një kohë tepër e shkurt që pastaj edhe prokurori t’ia përgatit gjithë atë material sipas urdhrit të gjykatësit që mbrojtja të përgatit një mbrojtje efektive.

Në seancat e ardhshme do të bëjm kërkesa për përjashtimin e prokurorit, për shkak se dëshmitari X ka ngritur aktakuza kundër EULEX-it he kundër prokurorit të çështjes si dhe policisë për mbrojtjen e dëshmitarit. Prandaj kjo e bënë jo të drejtë, jo të paanshëm dhe jo kredibil prokurorin në rast se ta përfaqësoj akuzën. Sidoqoftë vendimin për këtë do ta merr prokurori më i lartë i prokurorisë Speciale të EULEX-it.

Mendojmë se deklaratat e dëshmitarit X duhet të shpallen prova të papranueshme, sepse pjesa më e madhe prej tyre janë dhën në cilësinë e dyshuarit, ose të pandehurit dhe pastaj është në pyetje edhe kredibliteti i atij dëshmitari, sepse ne ende nuk kemi siguruar raportin e autopsisë, ne nuk i dimi rrethanat e vdekjes. Prokurori sot pati një sjellje të çuditshme sikur se nuk ka ndodhur asgjë me vdekjen e dëshmitarit X, edh epse në faktë e kemi një situatë krejtësisht të re pas vdekjes së dëshmitarit, dhe duhet të sqarohen të gjitha rrethanat pse e kanë shtyrë deri në vdekje. Tani po thuhet se është vetëvrasje, por ne nuk e dimë dhe po i referohemi vdekjes së dëshmitarit se tani jemi në rrethana krejt tjera në këtë situatë dhe duhet informuar mbrojtja dhe opinioni i gjerë, sepse ky është dëshmitari kyç në këtë rast penal dhe e gjithë akuza prokurorit është bazuar në dëshminë e dëshmitarit X.

Dyshimet lidhur me gjendjen e tij shpirtërore, psikike, lidhur me çrregullime mendore janë të bazuara, për shkak se ne i kemi në shkresë të lëndës dy fletëlëshime nga dy spitale, nga spitali i Prizrenit, ku ai ka qëndruar një kohë të gjatë dhe nga QKUK-ja, ku ai ka bërë një trajtim psikiatrik në repartin e psikiatrisë, ku ka qëndruar 50 ditë. Dyshimet tona për gjendjen e tij psikike mendore janë të bazuara dhe kjo ë vë në pyetje kredibilitetin e deklaratave të dëshmitarit X.

Nuk janë identifikuar edhe personat që i kanë bërë kërcënime, mund të ketë kërcënime për çështje tjera private, personale në mes njerëzve, por askund nuk ka specifikuar dhe nuk ka vërtetuar se personat e caktuar, apo një nga këta që janë në bankën e të akuzuarve që  i kanë bërë çfarëdo lloj presioni në raport me dëshmitarin./kosovalbaner.com/

 

 

 

 

 

 
  • faton

    me te vertet jeni nje staf i perkryer per informacione shume te shpejta dhe te sakta :)
    suksese te metutjeshme

    • journalist_Norge

      Te perkryer …!Je i perkryer nese kopijon lajme dhe i boton ato pa e cituar fare burimin.Ne Norvegji eshte total e ndaluar dhe mund te denohesh shume bile.Lajmet mund te merren nga te tjeret por vetem me leje te autorit apo se paku duhet te citohet burimi nga e ke informacionin.

      Jeni staf i perkryer?Nuk jeni te perkryer ,por ju grabisni lajme ngase ju besoj se keni gazetar ne terren.Eshte e lejueshme te merret lajmet nese ke leje nga autori apo se paku duhet te citohet burimi e jo vetem te kopijohen lajmet na te tjeret.Ne Norvegji eshte total e ndaluar kjo pune.

      Stafi:Mund te spjegoni me kjart cka keni thënë.
      Ne e kemi gazetarin ne seancat gjyqësore dhe jemi të parët me informatë.Se paku nuk ju takon ta queni veten Journalist kur nuk mundesh ta vrejsh nje info sa është origjinal.
      I bashkuam komentet tuaja ne nje vend sepse i kishi shkruar dy here siq po shihet kini nje lloj xhelozie cka skini nevojë ta mbani,jeni i mirseardhur për bashkpunim

  • Murat J.Jashari

    Skenderi i ndjerë ishte veprimtar i çështjes kombëtare në Kosovë e diasporë (Zvicër). Në shtëpinë e tijë ishte vendosur Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së.E tërë familja e farefisi (meshkuj, gratë, fëmitë e pleqtë)ishin në shërbim të luftëtarëve të lirisë. Shtëpia e tyre është e shenjtë e historike.
    I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
    Ngushllimet e përzemërta familjes Shalla. Baca Murat me familje
    Këto trima që po përballen nëpër gjygje të pa drejtë ne ta mbajnë kokën lartë se asnji marre nuk e kanë bërë.

  • dyli

    …Jemi Krenare me Komandant Celikun dhe te gjithe Luftetaret e Liris ata qe i dhane ngjyre dhe emer Liris ata qe na e shtuan Krenarin dhe nderin e perdhosur te te qenit Shqipetar…

    …All-llahu e shperblefte me xhenet, ate burre te madhe e Luftetare te liris, Familjes Shala i shpreh ngushlimet me te sinqerta…

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com