Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Hyrje » Lajmet » Kosova »

Rasti “Kleçka”, caktohet kryetari i trupit gjykues

 

Pas konfirmimit të aktakuzës për të ashtuquajturin rastin “Kleçka”, fillimi i procesit gjyqësor është paralajmëruar të nisë më 11 nëntor. Ky proces do të mbahet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me hapësirë jo edhe aq të mjaftueshme, duke marrë parasysh numrin e madh të të akuzuarve, të avokatëve, mediat dhe publikun. Gjyqtar, i cili do të udhëheqë trupin gjykues, sipas burimeve të gazetës “Kosova Sot”, është caktuar Xhonatan Velfort-Karoll. Kygjyqtari do të kryesojë trupin gjykues për rastin “Limaj” dhe të tjerët. Ndryshe, ky gjyqtar e ka udhëhequr trupin gjykues edhe në të ashtuquajturin rastin “Geci”, ku të akuzuarit janë dënuar me mbi 40 vjet heqje lirie, nën akuzën për krime të luftës, të kryera në Kukës e Cahan.

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com