Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Hyrje » Lajmet » Kosova »

Pse bëri vetëvrasje “Dëshmitari X”?

 

Ditari që e ka shkruar gjatë kohës sa ka qëndruar në Gjermani, e të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, përmban shkrime të Agim Zogajt, të mbushura me mllef kundër prokurorit të rastit Mauricio Salustro, dhe të akuzuarit kryesor në këtë proces, ish- komandantit të UÇK-së Famir Limaj. Në disa raste, gjatë ditëve të fundit të jetës së tij, ish-komandant Murrizi shkruan se është bindur që prokuroi i rastit Mauricio Salustro është korruptuar nga Fatmir Limaj dhe se EULEX-i po bashkëpunon me Limajn.

Varja në litar si mundësi e vetëvrasjes, Agim Zogajt i ishte kujtuar pak ditë para se t`i jepte fund jetës. Dhjetë ditë para vdekjes ai planifikonte që t’i dilte para ndonjë automjeti.

Në ditarin e ditëve të fundit të jetës së tij, dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, shkruan se si është lodhur dhe se po dyshon në gjithçka.  Dy telefonata nga përgjegjësja e EULEX-it për të kontaktuar me të, më 26 shtator, ditën kur Zogaj do të bënte vetëvrasje, e kishin futur dëshmitarin në dëshpërim të thellë.

 

 
  • bokseri

    une sjam ka kuptoj qete pun a ka munci stafi me tregu diqka mamir se kush ashte fajtor per vrasjen e keti personi fatmir limaj apo eulexi sjam ka kuptoj kete nga ju

  • dita

    aty e din veq aj rahmet i pas shpirti

  • Xum@

    Deshmitari x vet ja ka ly buzet me kos vetit,me EULEX-in, nga turperimi qka ka ba ska gjet rrugdalje tjeter veq me ba vetevrasje.

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com