Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Hyrje » Lajmet » Kosova »

Obama i uron Jahjagës Bajramin e Vogël

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Maerikës, Barack Obama, e ka uruar Presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Bajramit të Vogël. Obama, në emrin e tij dhe të Zonjës së Parë, Michelle, i ka përgëzuar të gjithë myslimanët në Amerikë e në mbarë botën.

“Në kohën kur pelegrinazhi vjetor i Haxhit po përmbyllet në Mekë, Michelle dhe unë i përgëzojmë të gjithë Myslimanët në Amerikë dhe gjithandej në botë me rastin e Bajramit dhe në veçanti pelegrinët që po kthehen nga përmbushja me sukses e një obligimi të një prej shtyllave qendrore të Islamit”, thuhet në telegramin e urimit të presidentit Obama.

Ai ka thënë se ndjehet krenar që mijëra Myslimanë-Amerikanë u janë bashkuar afro tre milionë Myslimanëve në pelegrinazh në Haxh, ritualet e të cilëve shërbejnë si një përkujtues i gjenezës së përbashkët të Profetit Ibrahimit, të tri relegjioneve më të mëdha në botë.

“Duke iu bashkuar pelegrinëve të këtij viti, Myslimanët gjithandej botës do të kalojnë Bajramin duke reflektuar për raportin e tyre me Zotin dhe duke përkujtuar vullnetin e Profetit Ibrahimit që të sakrifikojë të birin e tij për t’iu dhuruar ushqim atyre që kanë më pak fat. Shumë Myslimanë të botës kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të qenë  zemërgjerë me ata që sot kanë shumë nevojë, përfshirë edhe ata në rajone të  caktuara të  Afrikës që vuajnë nga thatësira dhe uria”, thuhet ndër të tjera në urim.

“Kur aq shumë njerëz me prejardhje të ndryshme etnike dhe ekonomike të tejkalojnë dallimet e tyre me qëllim që të përqëndrohen në diçka më të madhe, është mësim për gjithë njerëzimin se dallimet tona janë një burim i forcës së dhuruar nga Zoti që duhet të përqafohet”.

“Në emër të popullit të Amerikan, ju shprehim urimet për Bajram Myslimanëve në botë gjatë kësaj feste të veçantë, dhe përgëzimet tona për ata që e kanë përfunduar me sukses Haxhin”, thuhet në përmbyllje të telegramit të urimit me rastin e festës së Bajramit të Vogël nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama. /zëri/

 

 
  • BEKIM

    BARAK OBAMA HALLALL TE QOFT SE BASH POM VJEN MIR PER KIT URIM EDHE MASHUM QI PO JAV KUJTON KTYRE MINISTRA EKRYEMINISTRAV TON SE TYBE BE BOJ SE KTA TONT AS QE EDIN KURO BAJRAM JU OROJ BAJRAMIN DHE SHUM TE MIRA NEJET.

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com