Hyrje » Lajmet » Te ndryshme »
NASA:zbulohet një çarje e madhe në akullnajat e Antarktikut (Video)
Hulumtuesit e NASA-s kanë zbuluar një çarje të madhe, përkatësisht një ndarje në njërën akullnajë në Antarktik, që do të thotë se prej tij brenda pak muajve mund të ndahet një breg i madh i akullit, më i madh se sa territori i qytetit të Nju Jorkut.
Çarja është zbuluar më 14 tetor, gjatë kohës së mbikëqyrjes së akullnajës Pajn Ajlend në kuadër të operacionit të NASA-s Ajsbrixh, hulumtimit më të madh nga ajri të rajonit polar të planetit tonë, i cili aktualisht ka hyrë në sezonin e vet të tretë mbi Antarktik.
Dymbëdhjetë ditë më vonë, hulumtuesit kanë shfrytëzuar ndryshimin e motit që të kthehen deri te ndarja dhe të kryejnë matje detajore përmes ndihmës së senzorit LIDAR në aeroplanët e NASA-s DC-8, dhe kanë konfirmuar se çarja është e gjatë rreth 30 kilometra dhe e gjerë 80 deri në 250 metra.
Hulumtuesit kanë thënë se çarja zgjerohet rreth dy metra në ditë dhe është e thellë 50 deri në 60 metra.
Çarja e cila po zgjerohet dhe sasia e akullit e cila mblidhet pas saj dhe masës kryesore të akullnajës sugjerojnë se “kah fundi i këtij viti ose fillimi i vitit të ardhshëm” prej tij mund të ndahet një breg i akullit në sipërfaqe prej rreth 880 kilometra katrorë.
Ndarja e brigjeve me akuj është proces i cili ndodh gati çdo dhjetë vjet, ndërsa rasti i fundit ka ndodhur në vitin 2001. Sipas mendimit të shkencëtarëve, ndarja e bregut është rezultat i zvogëlimit të vetë akullnajës, me një dinamikë, e cila për rreth 100 vjet do të mund të zhduket plotësisht, dhe e cila për pasojë mund ët ketë kolapsin e shtresës së akullit në Antarktikun perëndimor dhe ngritjes së nivelit detar rreth 1 deri në 1,5 metra.
-
lulja
-
Zeshkanja
-
mustafa
-
bla
-
durimi
-
baci





