Mos folni norvegjisht me fëmijët
Fëmijët me prejardhje të huaj duhet të mësojnë gjuhën amtare para se të mësojnë norvegjisht.
Kronikë nga Kristine Grav Hardeberg
Ka të tillë që mendojnë se të huajt në Norvegji duhet të flasin vetëm norvegjisht me fëmijët e tyre. Unë jam thellësisht kundër.
Përherë e më shumë banorë në vendin tone rriten me dygjuhësi. Ose, thënë më saktë, ata do të duhej të bënin këtë. Ata janë të lindur nga prindër me një gjuhë amtare tjetër nga norvegjishtja, dhe ata do të duhej të mësonin gjuhën amtare të tyre para se të mësonin norvegjisht, ose eventualisht njëkohësisht. Për fat të keq shumë fëmijëve nuk u ofrohet kjo mundësi e dygjuhësisë, dhe ajo që më së shpeshti ne përfundojmë me, është njerëz që jo vetëm që e shkurtojnë kulturën e tyre, por edhe mësojnë përgjithësisht gjuhën më dobët.
Që të mund të shprehen mirë, gojarisht dhe me shkrim në atë gjuhë që është më afër zemrës, është e rëndësisë së veqantë për të zhvilluar aftësi të mira edhe në gjuhët tjera. Prandaj shumë fëmijë me prejardhje të huaj qëndrojnë shumë më dobët sa i përket norvegjishtës, jo pse ata kanë prindër me prejardhje të huaj dhe me këtë korniza referuese të ndryshme, por për arsye se mësimit të gjuhës amtare nuk i jepet prioritet në vitet e rëndësishme të fëmijërisë, atëherë kur formohet kuptimi i gjuhës. Këta fëmijë rrezikojnë të mbesin prapa, të ju mungojnë nyansat e gjuhës, të kenë probleme me të shkruar mirë dhe rrjedhshëm në kohën kur pritet prej tyre.
Kjo ishte e mundur të vërehej gjatë viteve të 1900, kur fëmijëve sam në Norvegji u ndalohej të flasin gjuhën e tyre amtare. Kur kësaj ti shtohet edhe fakti që këta nxënës banonin në konvikte larg familjeve të tyre, pothuaj fare nuk ndëgjonin gjuhën same, kjo u bë një hendikep i madh për shumicën.
Gjuha amtare, gjuha e parë, është shumë e rëndësishme, si një lloj matësi në raport me gjuhët tjera.
Kjo është gjuha kurrizore, me të cilën njeriu ëndërron, mendon, numëron.
Dhe, mundësia e të shprehurit mirë në këtë gjuhë, është themelore për kuptimin dhe mësimin e gjuhëve tjera. Fjalori, gramatika dhe rregullat e gjuhës të gjitha këto janë më të lehta për tu pranuar nga fëmijët nëse e kanë gjuhën amtare në themel.
Prandaj mësimit të gjuhës amtare duhet t`i jepet prioritet, në atë mënyrë, që sa më shumë fëmijë të kenë rastin të mësojnë shkrimin e gjuhës së tyre amtare.
Në Ligjin për arsimin §2-8 qëndron që fëmijët kanë të drejtë në mësimin e gjuhës amtare, dhe që secila komunë do të lehtësoj këtë sa të jetë e mundur.
Drejtoria e arsimit shkruan në një broshurë për familjet që flasin më shumë shuhë si vijon:
“Fëmijët dygjuhësor që kanë mësuar të lexojnë dhe shkruajnë gjuhën amtare, e kanë më lehtë të ruajnë dhe të zhvillojnë gjuhën amtare në të ardhmen. Njëkohësisht studimet tregojnë që fëmijët që kanë mësuar shkrim-lexim në atë gjuhë që e mjeshtrojnë më së miri (zakonisht gjuhën amtare), bëhen më të aftë për shkrim-lexim edhe të gjuhëve tjera (norvegjisht).
Kur fëmija të filloj në shkollë, ka të drejtë në mësimin e gjuhës amtare dhe në mësim profesional në dygjuhësi. Kjo e drejtë, megjithatë, varet nga njohuri të mira në norvegjisht që ka fëmija. Nëse fëmija ka aftësitë e mjaftueshme në norvegjisht, për të përcjellur mësimin e rregulltë, fëmija nuk ka të drejtë në mësimin e gjuhës amtare/ mësim profesional në dygjuhësi”.
Kjo është larg për të qenë mirë. Faktikisht më heret ka qenë më mirë, kur mësimi i gjuhës amtare është zhvilluar deri sa ka qenë e mundur të gjendet mësues, dhe fëmija e ka humbur këtë të drejtë të mësimit vetëm atëherë kur është aftësuar mirë në norvegjisht. Sot duket që mësimi i gjuhës amtare është në largim e sipër nga shkolla norvegjeze, dhe duket që fokusohet pak në rëndësinë që fëmija të mësoj gjuhën kurrizore në mënyrë thelbësore.
Mos është kjo arsyeja e frikës që gjuha norvegjeze po dobësohet? Apo krejtë kjo është e rastësishme, shkak i mungesës së arsyes rreth kësaj pyetje.
Gazetari i Utrop Souhaila Bougrine e mbështet mendimin tim. Ajo është lindur në Norvegji nga prindër marokien dhe ka qenë me fat që ka marr mësim të gjuhës amtare për disa vite në vitet e `90, dhe kjo ka bërë që ajo e mjeshtron gjuhën e saj amtare. Por, duke u aftësuar mirë në norvegjisht, ajo e humbi këtë ofertë. Ajo vëren se mësimi i gjuhës amtare është rralluar tani, dhe ajo mendon se është për keqardhje për fëmijët e përfshirë.
U ofrohet mësim profesional në dygjuhësi fëmijëve që kanë vështirësi për të kuptuar norvegjisht, por në atë moment që fëmijët mund të përcjellin mësimin e rregulltë, humbasin këtë mundësi nga ai moment. “Fëmijët që mjeshtrojnë gjuhën norvegjeze mirë, privohen nga mundësia e mësimit të gjuhës amtare”, shkruan Bougrine në gazetën Utrop të datës 12.mars 2010. “Përmes gjuhës amtare fëmijët kanë mundësi të njihen me kulturën dhe traditën nga vendlindja e tyre”, vazhdon ajo.
Gjuha amtare është pjesë e rëndësishme e identitetit njerëzor. Është jetike për secilin që të ketë një rrjedhshmëri të mirë dhe të sigurtë në identitetin e vet, për të pranuar një kulturë të re dhe për të kontribuar pozitivisht ndaj saj. Kjo vërehet gjithandej në shoqërinë tonë. Pasiguri ndaj kulturave tjera, paragjykime dhe frika nga të huajt është më e forcuar te njerëzit që vet nuk kanë rrjedhshmëri të mirë dhe të sigurtë në identitetin e vet.
Prindërit nga minotiretet duhet ta kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së gjuhës të cilën e morrën me vehte kur u larguan nga vendi i tyre. Ata duhet të flasin gjuhën amtare me fëmijët e tyre, dhe të përziejnë gjuhën të cilën as vet nuk e mjeshtrojnë. Fëmijët do të mësojnë të flasin norvegjisht kur të fillojnë të shkojnë në qerdhe ose në shkollë, dhe është shumë më e rëndësishme që ata të kenë një gjuhë amtare solide se sa që të flasin një apo dy gjuhë të gjymtuara.
Unë nuk kam nurëm sa herë kam dëgjuar prindërit që u flasin fëmijëve në norvegjisht të gjymtuar. Këta prindër mendojnë se bëjnë më së miri për fëmijët, që u ndihmojnë për të qenë “norvegjez të vërtetë” duke u hequr atyre barrën e dy gjuhëve, por ky është një dëm gjigant, dhe në rastin më të keq mësojnë fëmijët një gjuhë norvegjeze të mbushur me gabime. Kjo është e vështirë të pastrohet, dhe mund të ndikoj në mënyrë stigmatizuese mëtutje në jetë, për shembull gjatë kërkimit për punë.
Prindërit duhet inkurajuar që të flasin gjuhën amtare me fëmijët e tyre, dhe vetëm ate, së paku derisa fëmijët të mësojnë gjuhën amtare rrjedhshëm.
Unë vet kam jetuar jashtë vendit me fëmijët e mi, në Francë dhe USA, dhe ne gjatë gjithë kohës kemi folur norvegjisht mes vehtes, pavarësisht se cila gjuhë na rrethonte. Truri i fëmijëve është elastik dhe ka kapacitet të madh sa i përket mësimit të gjuhëve, por gjuha amtare është e rëndësishme, dhe ne duhet të kujdesemi që, të gjithë ata që rriten në vendin tonë të ruajnë këtë fundament të rëndësishëm. Që prindërit dhe shkolla ta marrin këtë me seriozitet, do të jetë më së miri, jo vetëm për vet fëmijët, por edhe për vet gjuhën norvegjeze dhe shoqërinë në tërësi.
Përkthyer në shqip nga Blerim Zagragja





