Monti kryeministër i Italisë
Presidenti i Italisë, Giorgio Napoletano, të dielën e ka mandatar senatorin Mario Monti për kryeministër të këtij vendi, ndërsa ai e ka pranuar këtë post.
Në paraqitjen e tij të parë si kryeministër, Monti ka thënë se do të bëjë përpjekje për të kaluar krizën që ka përfshirë Italinë.
“E pranova me rezerva postin e kryeministrit, mirëpo do të punoj me përgjegjësi. Do të bëj përpjekje më të mëdha për ta kaluar krizën”, është shprehur Monti.
Ndërkohë, gjatë ditës së hënë, pritet që të formohet qeveria e re e Italisë. Ish- komisioneri i BE-së pritet të formojë një qeveri që do të ketë detyrën që të vë nën kontroll krizën e borxhit që e ka përfshirë kontinentin dhe po godet tregjet globale.
Monti ka siguruar mbështetjen e një grupi të gjerë bankierësh, politikanësh dhe analistësh ndërkombëtarë për aftësitë e tij si negociator dhe ekonomist, megjithëse nuk ka pasur asnjëherë detyrë politike si i zgjedhur.
Ai është një ekspert shumë i respektuar i ekonomisë ndërkombëtare, ndërsa është cilësuar si një person i matur dhe i rezervuar, e kundërta e kryeministrit të deritanishëm, Silvio Berlusconi.





