Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Hyrje » Lajmet »

Miqtë kosovarë të Bogdanoviqit

 

I ashtuquajtur monist për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka shumë dëshirë të flasë e të komentojë për të tjerët, mirëpo ata që i përfol nuk i përmend me emra, shumicën e rasteve. Emri i Lufti Hazirit i rrëshqet atij nga goja ditën kur gazeta “Zëri” ishte në zyrën e Goran Bogdanoviqit në Beograd, për ta intervistuar atë.

Emrin e ish-ministrit kosovar, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bogdanoviq e përmend si njeriun “që ka qenë ulur, pikërisht në këtë divan ku jeni të ulur edhe ju gazetarët e Zërit”.

Sipas Bogdanoviqit, që dikur ka qenë gjithashtu pjesë e Qeverisë së Kosovës, hera e fundit që Haziri e ka vizituar atë është para dy vjet e gjysmë.

“Unë e Lutfi Haziri kemi diçka të përbashkët. Fjalën e kam për një asistente që dikur ka punuar në Kuvendin Komunal të Gjilanit sa ishte ai kryetar i komunës, ndërsa e njëjta (me nënshtetësi serbe), tani punon në Ministrinë time”, thotë duke qeshur Bogdanoviq.

Miqësia e tij me Lutfi Hazirin nuk është e vetmja që ai kujton, edhe tani kur punën e ka jo më në Prishtinë, por Beograd…./zeri/

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com