Hyrje » VIP etj » vip shqiptare »
Meliza shtatzënë, Memli Krasniqi baba për herë të dytë
Vala e shtatzënive ende nuk ka të ndalur. Edhe pse ajo nuk është fytyrë publike, të paktën bashkëshortin e ka të njohur në shumë anë. Bëhet fjalë për Melizën, bashkëshorten e ministrit të Kulturës në qeverinë e Kosovës, Memli Krasniqi, i cili së shpejti pritet të bëhet baba për herë të dytë, pasi nga martesa me Melizën ai ka vajzën Bora, e cila tashmë ka mbushur gati 3 vjeç. Borës prindërit e saj kanë vendosur që pas disa muajve t’i sjellin në jetë edhe një vëlla apo motër tjetër, ndonëse për gjininë e fëmijës nuk kanë preferuar të flasin as Memli, por as Meliza. Kjo e fundit, edhe pse ekspozohet në publik, nuk parapëlqen shumë të shfaqet në vende ku janë të pranishme mediat, pasi nuk e pëlqen vëmendjen mediale ndonëse tashmë njihet si bashkëshortja e Memlit këngëtar, por edhe si bashkëshortja e ministrit.
-
xheni
-
lola





