Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Manastir, kujtohet sot 103 vjetori i Alfabetit

 

Në Manastir sot shënohet 103 vjetori i Kongresit të Alfabetit, por sivjet me rastin e kësaj feste nuk është organizuar ndonjë manifestim zyrtar.

“Marshi drejt Manastirit” ka qenë një nga ngjarjet spektakolare të këtij përvjetori, ku një grup studentësh dhe të rinjsh shqiptar nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe trevat tjera marshuan nga Shkupi, Tetova, Prishtina, Tirana dhe qytetet tjera në marshin e organizuar drejt Manastirit.

“Së paku këtë ditë t’i nderojmë dhe t’i gëzojmë ata shqiptar që çdo ditë jetojnë në Manastir me shpresën se një ditë ky popull do të zgjohet dhe do t’i përmirësoj gabimet që ka bërë dhe po bën për çdo ditë. Para shqiptarëve të Manastirit të gjithë duhet të ndjehemi të turpëruar, se është faji ynë dhe politikanëve shqiptarë, që i kemi lënë në mëshirën e politikës shfarosëse”, theksojnë grupi i organizatorëve të marshit.

Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare. Më 14 nëntor 1908 në Manastir u arrit unifikimi i alfabetit të parë të gjuhës shqipe me shkronja latine, një projekt gjithëkombëtar që kishte tubuar në Manastir, të gjitha personalitetet e mirënjohura të letërsisë dhe kulturës shqiptare.(F.D/INA)

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com