Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Hyrje » Lajmet » Kosova »

Kurti në Zvicer:”Pakica janë pasuruar ne kurriz te shumicës”

 

Rreh 400 shqiptarë dhe shqiptare iu përgjigjën ftesës së Pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Cyrih për të bashkëbiseduar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin dhe Sekretarin Organizativ të ndonjë lider shqiptar në Zvicër

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me bashkëpunëtorë ka zhvilluar një takim me bashkëatdhetarë në Zyrih të Zvicrës.

Kurti para përkrahësve të kësaj lëvizjeje ka folur për gjendjen politike dhe ekonomike në Kosovë.

Ai vuri në dukje gjendjen e vështirë ekonomike për shumicën e shtetasve të Kosovës duke potencuar se Kosova ka një pakicë të vogël e cila është pasuruar shumë dhe një shumicë të popullsisë e cila është varfëruar shumë.

Albin Kurti tha se politikanët e vendit dhe një pjesë e atyre të jashtëm, kur është fjala për situatën në Kosovë, na krahasojnë me Afganistanin dhe Palestinën në vend se të na krahasojnë për shembull me Slloveninë, një krahasim që do të ishte më normal.

Kurti tha që mërgimtarët janë ata që e dinë më së miri se si është gjendja në Kosovë për shkak që bëjnë një krahasim me normalen, pra me gjendjen në Zvicër, gjë që tregon më së miri se si është gjendja në Kosovë dhe se çka duhet të ndryshoj tek ne.

Albin Kurti shpalosi para publikut pjesë të Programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE për Diasporën dhe theksoi rolin e saj pozitiv para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Ai tha se diaspora është burim i trurit, dhe resurs i rëndësishëm për vendin për shkak se ajo sjell në vend çdo vit më shumë se 500 milionë euro, shumë e cila e kalon një të tretën e buxhetit të Kosovës.

Detyra patriotike, tha Albin Kurti, ka përfunduar vetëm për dëshmorët. Nderimi i shtetit, zhvillimi i demokracisë, forcimi i sovranitetit, janë detyra të cilat nuk përfundojnë kurrë. Ai apeloi tek qytetarët shqiptarë jashtë vendit që të angazhohen politikisht duke iu përkujtuar atyre traditat patriotike dhe angazhimin në periudha të ndryshme historike për vendin.

Duke folur për Zvicrën Albin Kurti theksoi rolin pozitiv të saj në Kosovë dhe e mori atë si një referencë për demokracinë e drejtpërdrejtë e cila duhet të instalohet edhe në Kosovë.

Albin Kurti tha që për vendime kardinale si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal duhet të aplikohet e drejta e referendumit. Fjala e Albin Kurtit u ndërpre disa herë nga duarkitjet e shumta të mërgimtarëve shqiptar.

 

Pas përfundimit të tubimit në Cyrih, Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt iu desht më shumë se një orë kohë për të daluar  nga salla në të cilën ishte mbajtur tubimi. Qytetarët jasht vendit sikur nuk ishin mësuar të diskutonin lirshëm, të shtronin pyetje, të fotografoheshin dhe të shprehnin mendime dretpërsëdrejti para liderëve shqiptar.  Pas orës 22.00 aktivistët e Lëvizjes Vetëvenosje në Cyrih, kishin organizuar një koktej për mysafirët. Ajo që bie në sy është se aktivitët e Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë nuk janë vetëm punëtorë kryahu. Shumica e tyre kanë fakultete të përfunduara në Zvicër, kanë magjistruar apo janë duke doktorruar. Ky kualitet i ri në skenën politike në Zvicër mund të jep impulse poziteve në jetën politike të shqiptarëve në mërgim dhe Kosovë, thuhet në një kumtesë të Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër

 

 
  • Plaku

    LVV në të ardhmen e afërt do ta ketë Qeverinë në Republikën e Kosovës. Për këtë arësye, duhet ti përgaditë kuadrat për pushtet, psh. kuadrat diplomatike ne ti përgadite në Shqipëri, kur dihet se egziston Akademia e Diplomacisë. Në Diaspor rinia shqiptare është shkolluar. Kemi mjaft intelektual e expert të lamive të ndryshme. Për këtë arësye, në Diasporë të formojë Shoqatat e: Ekonomistëve, sociologëve, Menaxhimin e sistemit bankar etj.

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com