Kuqi vazhdon te fluturon
Sulmuesi finlandez me origjinë nga Kosova, Shefki Kuqi, e ka ndihmuar ekipin e tij Oldham Athletic, që të kalojë në rrethin e tretë të F.A Cup.
Kuqi sikurse edhe në ndeshjet e fundit nuk e ka pasur vështirë të shënojë në mesin e realizatorëve, duke tregurar se ende nuk e ka thënë fjalën e tij të fundit, me gjithë moshën që ka.
“Flururesi” Kuqi ishte autor i golit të parë për Oldham, nga penalltia, në triumfin ndaj Burtonit, me rezultat 3:1. Ky ishte goli i tetë i tij në fanellën e Oldhamit këtë sezon, qëkur erdhi nga Newcastle.





