Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Hyrje » Lajmet » Kosova »

Krymenistri Thaci dhe MPJ te Norvegjisë Jonas Gahr Støre në konferencë për shtyp (video)

 

Kryemnistri Thaci ne Oslo,Foto: Kosovalbaner.com

Kosovalbaner.com ju sjell lajmet e dores se parë nga takimet e Kryemnistrit Thaci në Norvegji.

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Norvegji, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u prit në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë nga ministri i Punëve të Jashtme, Jonas Gahr Støre.

Ministri i Punëve të Jashtme, Støre, duke mirëpritur vizitën e parë të një kryeministri të shtetit të Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë, e cilësoi vizitën e Kryeministrit Thaçi vizitë historike.

Minstri Jonas Gahr Store ,falenderoi Kryeministrin Thaci per viziten qe i  ka bërë Norvegjisë dhe e quajti si vizitë historike duke e potencuar se është vizita e parë e kryeminsitrit te shtetit me te ri ne Evropë.Gjiathshtu ai tregoi per agjenden e vizites se Kryeminsitrit .” E falenderoj Kryeminsitrin edhe per homazhin që  tek memoriali i viktimave të sulmit terrorist në Oslo  nder te cilat viktima është edhe kosovarja Lejla Selaci familjen e te ciles do ta  viziton Kryeministri sot më von” tha Store

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi falënderoi ministrin e Punëve të Jashtme për njohjen e menjëhershme të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen e dhënë për konsolidimin dhe njohjen e gjërë të shtetit të ri të Kosovës.

Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Kryeministri Thaçi shpalosi prioritetet e politikës se jashtme të Kosovës, duke u fokusuar tek integrimet euroatlantike, njohja e gjithanshme e Kosovës, fqinjësia e mirë me të gjithë fqinjët, bashkëpunimi ekonomik dhe tërheqja e investimeve të huaja.

Në takim, u vlerësua gjithashtu që dialogu për çështje teknike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të sjellë rezultate konkrete për përmirësimin e jetërave të qytetarëve të të dyja shteteve.

Kryeministri Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Støre u pajtuan që të intensifikohet bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve midis dy ministrive të punëve të jashtme, të Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Kosovës, për të avancuar perspektivën euroatlantike dhe atë të integrimit të plotë ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.
Kryemistri Thaci ju pergjigj peytjeve te gazetarëve ne lidhje me gjendjen ne veriun e Kosoves por edhe ne pyetjen qe ju shtrua nga gazetari i Radio Beogradit ne lidhje me akuzat e Dick Martit.

 

Në vazhdim mund te shikoni videon nga Konferenca për shtyp e Kryemnistrit me MPJ  te Norvegjisë.

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com