Kenya: Grup i rrebelëve me emrin “Kosova Boys” (video)
Nairobi: Sipas statistikës nga Ministria e punëve të mbrendshme të Kenisë, grupe të ndryshme kriminele janë krijuar në tërë vendin ku në disa pjesë të këtij shteti kan krijuar edhe një formë të qeverisjes.
Qeveria ka krijuar statistikën mbi shtrirjen e këtyre grupeve si dhe ka regjistruar emrat e këtyre grupeve qenga viti 1992. Përpos emrave të ndryshëm afrikan, një grupë e të krishterëve nga regjioni “Kibaki” përkatësisht në qytetin “Kibera” mban emrin “Kosovo Boys”. Një pjesë e tyre ka bërë regjimentin e sajë në “Ghetto” të kryeqytetit dhe merret me trafikimin e droges, prostitucion dhe armatim.
Të armatosur me manxheta (sopata gjungle) sulmojnë fshatrat duke vrarë, vjedhur dhe dhunuar popullatën e paarmatosur. Qeveria përmes armatës dhe policisë është duke tentuar që së paku të vret shefat e këtyre bandave, por deri më tani nuk ka arritur ndonjë sukses.
Bazuar në historinë grupës “Kosova Boys”, kjo grupë është krijuar qënga viti 1992 dhe ka marrë qeverisjen në qytetet Luo dhe Luhya. Nga Qevreria është informuar se kjo grupë është e ndaluar, mirëpo Qeveria nuk ka ndonjë shansë për të shuar atë. Bashkëpunimi mes grupeve është tëjetë i organizuar, ku qdo shuarje e kryesisë së një grupe, i ofrohen grupeve tjera. Koosva Boys bashkëpunon me “gang” Taliban i cili poashtu merret me te njejtat gjera./





