Hyrje » VIP etj » vip botërore »
I përkdheluri i Putinit ndryshon vendin
Ish-kryengritës, mysliman i “devotshëm”, kriminel dhe tani kryetar i Çeçenisë. Ramzan Kadyrov është i përkëdheluri i Putinit. Ai shndërroi Groznin dikur të shkatërruar në një qytet të bukur. Por me paratë e kujt? Vetëm me fonde ruse”. “Allahu na ka dhënë ca. Ne nuk e dimë gjithmonë me saktësi se prej nga vijnë paratë”, thotë Kadyrov. Grozni nuk është më një nga qytetet provinciale të Rusisë, por është shndërruar në kryeqytet të një shteti virtual: Ramzanistanit.
Përkundër 250 mijë banorëve që ka, kryeqyteti i Çeçenisë është qytet fantazmë. Asnjë njeri në rrugë, asnjë automjet. “Duhet të keni leje të veçantë, për të qarkulluar përreth”, thotë një zyrtar.
Të vetmet lëvizje mund të shihen në sheshin afër xhamisë: një grup i femrave, të veshur me xhaketa ngjyrë portokalli rrotullojnë fshesat e tyre në renë e pluhurit. Të gjitha rrugët në qendër të qytetit janë bllokuar, ndërsa persona të armatosur janë të vendosur kudo. A po bëhet qyteti gati për luftë? A është në gjendje të jashtëzakonshme?
Befas, tingulli i një motori thyen heshtjen. “Është ai”, përhapet me shpejtësi lajmi në oborrin e xhamisë, ku po presin besimtarët, rojtarët dhe disa gazetarë të ftuar. Menjëherë pas parkimit të Mercedesit të zi, ata i afrohen automjetit. Nga automjeti del një mashkull topolak: Ramzan Kadyrovi, udhëheqësi i Çeçenisë, ka zbarkuar aty, për të kremtuar ditëlindjen e tij të 35-të.
Para pesë viteve, Vladimir Putini e emëroi atë për udhëheqës të kësaj republike myslimane. Që nga ajo kohë, Kadyrovi është shndërruar në figurë të “normalizimit”, që është kërkuar nga Kremlini pas dy luftërave shkatërrimtare mes forcave federative dhe kryengritësve, nga viti 1994 deri në vitin 2004.
Shefi i Kremlinit dhe udhëheqësi çeçen tani kanë një lidhje baba-djalë. Kur babai i Kadyrovit, myftiu Akhmad Kadyrob, aleat i rusëve, u vra pas një sulmi në vitin 2004, Putini vendosi Kadyrovin e ri nën mbikëqyrjen e tij.
“Kur babai im ishte gjallë, gjithmonë e kam krahasuar vetën me të. Tani, udhëheqësi i vetëm që është me rëndësi, është Vladimir Putini. Dëshiroj të ndjekë të njejtën politikë si ai”, i tha Kadyrovi kanalit televiziv, NTV.
Falë parave të dërguara nga Moska, ai shndërroi Groznin dikur të shkatërruar në një qytet të bukur, i cili po shpalos mirëqenien e vet të re.
Arkitektura e Groznit është ekstravagante. Afër xhamisë, e cila është kopje e xhamisë Aja Sofia në Stamboll dhe e cila u ndërtua nga punëtorët turqë, nga viti 2006 deri në vitin 2009, gjenden pesë rrokaqiej të ri. Para dhjetë viteve, kur lufta kishte arritur kulminacionin, ishin qentë ata që silleshin dhe kërkonin ushqim në afërsi të sheshit Minutka. Tani aty ka parqe, fontana dhe ndërtesa të reja. Grozni nuk është më një nga qytetet provinciale të Rusisë, por është shndërruar në kryeqytet të një shteti virtual: Ramzanistanit.
Por me paratë e kujt? Vetëm me fonde ruse”. “Allahu na ka dhënë ca. Ne nuk e dimë gjithmonë me saktësi se prej nga vijnë paratë”, thotë Kadyrov. Si kritik i ashpër i islamit radikal, udhëheqësi çeçen shfrytëzon çdo mundësi, për të shpalosur vrullin e tij religjioz.
Në shtator, në një Rolls Royce të hapur, ai në mënyrë triumfuese ekspozoi një gotë, nga e cila besohet se ka pirë vetë Profeti. Për të përshëndetur Rolls Roycen dhe 60 Mercedesët e zi, të cilët e ndiqnin pas, të gjithë studentët në Grozni u urdhëruan që të rreshtohen në rrugën nga aeroporti, deri në qendër të qytetit.
Tani në Grozni ekziston një Universitet Islamik dhe një qendër e mjekësisë tradicionale.
Udhëheqësi çeçen mbikëqyr dhe vendos për çdo gjë: për rindërtimin dhe për atë se çfarë veshin femrat. Në Çeçeni, femrat janë të detyruara të bartin shaminë, duke filluar nga mosha shtatë vjeçare. Në Ingushetinë fqinje vlen e kundërta. Shamia është e ndaluar në shkollat fillore.
Sikur edhe në Rusi, pushteti vertikal mbrohet nga zhvatja dhe korrupsioni. Për t’u punësuar, njerëzit duhet të paguajnë. Lejla, një mjeke, u punësua në spital, pasi që i pagoi 10 mijë dollarë punëdhënësit të saj. Vetëm disa muaj më vonë, ajo u dëbua nga puna, me arsyetimin se është e paaftë dhe e veshur keq. Ajo beson se dikush tjetër ka qenë i gatshëm të paguaj edhe më shumë, për t’u punësuar në vend të saj.
Paratë nuk janë çështje për Timurin. Ai ka kontakte, punon për shtetin dhe po zhvillon një biznes të vogël. “Mendoj vetëm për para. Dëshiroj që fëmijët e mi të shkollohen në shkollat më të mira, të kenë rrobat më të mira”, thotë ai.
Por përkundër situatës së tij financiare dhe kontakteve, ai është i frikësuar. “Këtu nuk ekziston ajo që quhet biznes, ekziston vetëm zhvatja. Nesër, ata mund të vijnë dhe të marrin çdo gjë që kam, të më burgosin dhe askush nuk do të jetë në gjendje të më shpëtojë”, rrëfen Timur.
Frika mund të ndjehet në të gjitha anët. Të gjithë personat e intervistuar bisedën e filluan me vërejtjen e njëjtë:”Nëse përmendni emrin tim, do të jem i vdekur”.
Nuk ka shumë njerëz, të cilët kanë shpëtuar të gjallë nga burgjet e fshehta të Kadyrovit.
Umar Israilov, i cili u arratis në Vjenë, foli për përvojën e tij në një burg të Kadyrovit, për atë se si Kadyrovi vizitonte dhe torturonte të burgosurit, për të cilët dyshohej se kanë përkrahur kryengritjen islamike, e cila po përhapet në Kaukaz. Ai tentoi të ngritë padi në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut, por nuk ja arriti qëllimit: ai u vra në Vjenë, në janar të vitit 2009. Sipas policisë austriake, vrasësit e tij, njerëz të Kadyrovit, janë zhdukur.
Lechi Bogatyrov, dorasi i dyshuar, i cili kërkohet nga autoritetet austriake, tani është kryesues i ministrisë së Brendshme të Çeçenisë. Rusia nuk i është përgjigjur kërkesës së Austrisë për bashkëpunim për këtë rast.
-
mustafa





