Siguri e madhe rreth Kryeministrit Hashim Thaçi në Norvegji(video)
Kryeministri Hashim Thaci vizitoi Familjen e Lejla Selacit ne Fredrikstad
Kryeministrin Hashim Thaci e shoqeroi siguri e madhe policore gjatë vizites në Norvegji
Raportuesi per Kosovalbaner.com ishte prezent ne shumë nga takimet e Kryeminsitrit dhe nga te gjitha keto mund te konstatojmë se Kryeminsitri i Kosoves Hashim Thaci dhe Zv. Kryeministri Hajredin Kuqi u priten ne menyren me te mirë te mundshme duke qenë te siguruar nga forcat e shumta policore në uniformë dhe civil.Këso sigurish kemi par vetem kur ne Norvegji qendrojn udhëhqësit e shtetve te mdha .
Pas dite Kryeministri dhe z. Kryeministri ishin ne qytetin e Fredrikstadit ku vizituan familjen e Lejla Selacit e cila humbi jeten ne sulmin terrorist që ndodhi në Oslo (Utøja) në korrik të këtij viti.
Familja Selaci e falenderuan delgacionin nga Kosova të cilet erdhen te ndajn dhimbjen për humbjen e vajzes .
Kosovalbaner.com ju sjell nje material me te zgjeruar me von nga ky takim.
Sot Kryeministri kishte nje intrvistë për Televizionin Norvegjez NRK .Kosovalbaner kete intervistë do te sjell te plot me von
Ndersa sot me heret Kryeminsitri kishte takim me Kryeministin Norvgjez
Temë bosht e takimit mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Norvegjisë, Jens Stoltenberg, ishin marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Norvegjisë, thellimi i këtyre marrëdhënieve në fushat me interes të përbashkët, si dhe mbështetja e Norvegjisë për Kosovën në procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës dhe në procesin e integrimeve euroatlantike.
Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg mirëpriti vizitën kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Norvegji, vizitë kjo e parë e një kryeministri të shtetit të Kosovës në këtë shtet skandinav.
Në takimin me kryeministrin Thaçi, kryeministri i Norvegjisë, Stoltenberg theksoi përkrahjen e Qeverisë Norvegjeze për konsolidimin dhe forcimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe u shpreh për vazhdimin e mbështetjes së Norvegjisë për Kosovën në kuadër të procesit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe shprehu mbështetjen për perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Kryeministri norvegjez, Stoltenberg gjatë takimit me kryeministrin Thaçi, gjithashtu potencoi mbështetjen e Qeverisë Norvegjeze për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi falënderoi homologun e tij, kryeministrin e Norvegjisë, Jens Stoltenberg për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë Kosovës, me theks të veçantë me njohjen e shpejtë të pavarësisë, dhe në rritjen e numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës.
Kryeministri Thaçi në takim me kryeministrin norvegjez u shpreh për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Norvegjisë, për shkëmbimin e përvojave në fusha të ndryshme, si në fushën ekonomike, të arsimit, të drejtësisë dhe në fushat tjera me interes të përbashkët.
Duke u fokusuar në përkushtimet për zbatimin e vizionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ftoi investitorët norvegjez që të investojnë në Republikën e Kosovës, duke theksuar se Kosova si shteti i ri ofron mundësi të mëdha për investime ekonomike ndërkombëtare.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg nënshkruan një marrëveshje ndërshtetërore të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Norvegjisë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Mbrojtjes të Norvegjisë, Espen Barth Eide
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u prit sot në Ministrinë e Mbrojtjes të Norvegjisë nga ministri i Mbrojtjes Espen Barth Eide.
Në takim u bisedua për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovë, si forcë profesionale, shumëetnike dhe e bazuar në standardet e NATO-s, si dhe për bashkëpunimin midis Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë në fushën e mbrojtjes dhe te sigurisë.
Kryeministri Thaçi falënderoi ministrin Eide për kontributin e Norvegjisë në KFOR dhe EULEX, si dhe për asistencën për ngritjen dhe profesionalizmin e FSK-së.
Kryeministri Thaçi shprehu shqetësimin për eksalimin e situatës së sigurisë në veri të Kosovës, ku grupet ekstremiste dhe strukturat ilegale serbe kanë sulmuar dhe plagosur edhe ushtarët e KFOR-it. Të dy bashkëbiseduesit i dënuan sulmet mbi KFOR-in, duke kërkuar që fajtorët të sillen para drejtësisë.
Kryeministri Thaçi theksoi se në veri nuk ka konflikt me qytetarët serbë, por me grupet kriminale, të cilat po e mbajnë peng perspektivën demokratike dhe sundimin e ligjt në atë pjesë të Kosovës.
Stafi i Kosovalbaner jemi te lumtur qe patem mundesin te percjellim per se afermi viziten e parë te Kryeministrit te Kosoves Hashim Thacit në Norvegji njeherit si kosovar ndiejm knaqesin për pritjen qe ju ba Kryeministrit nga organet me te larta shtetrore norvegjeze





