Gjen vdekjen nga rrokullisja e traktorit
Një qytetar i fshatit Uglar të Gjilanit ka humbur jetën aksidentalisht në rrugën e vjetër për në fshatin Pasjan nga rrokullisja e traktorit.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit Xh. ( H). R, i lindur më 1968 nga fshati Uglar të Gjilanit si pasojë e lëndimeve të marra.
Sipas prokurorit të qarkut është konstatuar se vdekja ka qenë aksidentale dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i dorëzohet familjarëve për zhvillimin e ceremonisë mortore.





