Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E “harruar” nga vdekja

 

Thuhet se është femra më e vjetër në botë, Kesi Karujeva 116 vjet. Carin Nikolain, Joseph Stalinini ka përjetuar që të gjithë. Se pse ajo nuk po vdes, kjo çeçene nuk e di. Por e di se pse ka arritur deri në këtë moshë.

Kesi Karujeva ka përjetuar pushtetin e Carëve dhe diktaturën e Joseph Stalinit, i ka mbijetuar deportimit dhe disa luftërave. Ajo është tejet e moshuar, sa për t’u frikësuar nga vdekja. Ajo në fakt e kërkon atë.

“Në vazhdimësi po përpiqem të vdes, por kurrë nuk po ja arrij qëllimit”, thotë kjo çeçene.

Një shami e gjelbër mbulon fytyrën e saj me rrudha. Para disa javësh, ajo morri shkopin e saj dhe në fshehtësi tentoi të largohet nga i biri dhe nipërit e saj. Ajo e kaloi gardhin e vogël në oborr dhe u rrëzua. Gishtin që e theu pas rrëzimit ende e ka në gips.

“Prapë nuk vdiqa. Me gjasë jam e pavdekshme”, thotë Kesi.

Në bazë të dhënave në pasaportën e saj, Kesi Karujeva, me vendbanim në fshatin Goity, në afërsi të kryeqytetit të Çeçenisë, Grozni, ka lindur më 5 janar të vitit 1885. Në bazë të këtyre të dhënave, ajo është për një vit e gjysmë më e vjetër se amerikania Besse Cooper, e cila aktualisht konsiderohet si njeriu më i vjetër në botë.

Ajo në vazhdimësi pranon vizitorë në shtëpinë e saj. Herë vijnë fqinjët, për të zhvilluar ndonjë bisedë me të, e nganjëherë vjen edhe vajza e saj 80 vjeçare, e ulur në karrocë të invalidëve.

Fshehtësia e jetëgjatësisë së saj:”Gjithmonë konsumoni ushqim me yndyrë”, thotë Kesi. Asaj gjithmonë i shërbehen pjesët më të yndyrshme të ushqimit.

“Babai im ishte një njeri i pasur. Por kur u përmbys Cari Nikolai, ai humbi gjithë pasurinë”, kujton Kesi.

Më pas erdhën komunistët. Për Stalinin, Kesi nuk flet me dëshirë: ”Nga ai më dhëmb koka”.

Në vitin 1944, Kesi, sikur edhe qindra mijëra çeçenë tjerë, u deportua nga Stalini.

Komunistët fajësuan këtë popull në Kaukaza për bashkëpunim me Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Na futën nëpër vagonë për kafshë dhe na dërguan në Kazakistan. Morëm me vete vetëm rrobat e trupit”, rrëfen Kesi, e cila u kthye në Çeçeni në vitin 1959.

Për personat e moshuar në Kaukaz qarkullojnë shumë legjenda. Kështu, në qytetin Karaçajevsk, rreth 300 km larg Groznit, qytet ky malor me rreth 20 mijë banorë, në vazhdimësi tubohen personat, më të vjetër se 100 vjet.

Gjatë kohës së pushtetit komunist, sovjetikët kishin regjistruar mbi 500 persona nga Kaukazi, në moshën prej 120 deri në 170 vjet.

Qobani nga Azerbajxhani, Shirali Muslimov, vdiq në vitin 1973, në moshën 168 vjet! Thuhej se Muslimov kishte lindur më 26 mars të vitit 1805. Megjithatë, disa medie i cilësuan si “përralla” raportet për jetëgjatësinë e njerëzve në Kaukaz. Banorët e Kaukazit, pat theksuar në një kohë mjeku rus, Shores Medvedev, e kanë zakon të stërmadhojnë gjërat.

Një rol ndoshta luan edhe fakti se në rajonet bujqësore të Kaukazit shumë rrallë gjen çertifakata të lindjes, të cilat vërtetë janë të besueshme. Shumë banorëve të rajoneve malore nuk ju kujtohet data dhe viti i lindjes, për çobanët dhe bujqit këto të dhëna nuk kishin fare rëndësi.

Dhe madje edhe atëherë kur ekzistojnë dokumentet zyrtare, ato rrallë ndihmojnë në qartësimin e saktë të gjërave.

Kesi nuk posedon vetëm pasaportën, në të cilin si vit i saj i lindjes figuron viti 1895, por edhe një çertifikatë të rehabilitimit, si një person i deportuar në vitin 1944. Në këtë certifikatë shkruan se ajo ka lindur në vitin 1884.

“Nëna ime nuk ka 116, por 127 vjet”, thotë djali më i ri i Kesit, Salmani, i cili ka lindur në vitin 1957. Në bazë të kësaj, nëna e tij ka qenë 70 vjeçare kur e ka lindur atë.

Në mbrëmje, esi për çdo natë falet dhe lutet. Kjo myslimane lutet për pranim në parajsë, për fëmijët, nipërit dhe për vete.

Ajo thjeshtë nuk e shijon faktin se po jeton kaq gjatë, thonë të afërmit e saj.

Por jetëgjatësia ka një traditë në familjen e Kesit: motra e saj ka jetuar 108 vjet, nëna e Kesit vdiq në moshën 118 vjeçare. Me gjasë kam mbetur e ngujuar në këtë botë”, ankohet Kesi. Më pas, ajo përshëndetet nga mysafirët. “Ejani sërish, në rast se nuk vdes në ndërkohë”, thotë ajo.

 

 
  • dardanija

    redaksi e nderuar nese kjo zoja ka lindur ne vitin 1885 ateher kjo duhet ti ket 126 vjet, i trashigoft edhe shum tjera

  • per kosovalbaner

    kesi simbas te dhenave qe i keni shkrojtur nese ka lindur ne vitin 1885 duet ti ket 126vjet e jo 116 korigjoni ce marra qar bon edhe kjo google perkethimet kret gabim i bon edhe numrat i ngaterron apo para 10vjetve esht e dhen kjo informat ne vitin 2001 e jo ne vitin 2011 na perzjevet kret me keto infomata lexoni njer jo vetem publikoni kot shekulli 21 korigjoni dhe mbani pergjegjsi per lajmin

  • per kosovalbaner

    126 vjet i ka jo 116 nese ka lindur ne vitin 1885 tash jemi viti 2011 duet ti ket 126 vjet nese e keni marr lajmin me ndonje arkiv para 10vitesh ne vitin 2001 kjo zonje e moshuer ti ket pas 116kurse sot 126 simbas lajmit tuaj te publikuer

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com