Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Hyrje » Lajmet » Kosova »

D. Pack: Në veri një “lojë shumë e poshtër”

 

Gjendja në veri të Kosovës është shkallëzuar për shkak të forcave kriminale dhe jo për shkaqe politike, thotë eurodeputetja gjermane Doris Pack.

“Në veri të Kosovës kemi burra (shpresoj se nuk ka edhe gra), të cilët po sillen më shumë si kriminelë se sa si politikanë. Ata po bllokojnë rrugët dhe po pengojnë lëvizjen e lirë të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve të veriut të Kosovës”, theksoi Doris Pack në një intervistë për DW, duke shtuar se bëhet fjalë për një “lojë shumë të poshtër, që s’ka të bëjë fare me politikën”.

Sipas saj, ata po dëmtojnë edhe interesat e Serbisë, sepse “nuk bëhet fjalë këtu për kërkesa politike, por për interesa të pastra kriminale”, transmeton QIK-u.

Duke folur lidhur me pretendimet për ndarjen e Kosovës, Doris Pack thotë se ndarja nuk është e mundshme dhe se “për këtë çështje nuk duhet menduar fare”, sepse, sipas saj, nëse fillojnë ndarjet, ato “nuk do të kenë fund” dhe se kufijtë në Ballkan janë përcaktuar dhe duhet të respektohen.

“Plani i Marti Aahtisarit i jep minoritetit serb shanse të mëdha atje ku ata janë shumicë. Kjo vlen edhe për veriun e Kosovës. Kjo do të thotë se edhe në atë pjesë duhet të sundojnë rendi dhe ligji, gjë që nuk është në interesin e strukturave kriminele. Ky është edhe shkaku pse tani kemi këtë situatë që kemi”, tha mes tjerash Doris Pack në këtë intervistë.

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com