Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Aksidentohet një makinë e eskortës së kryeministrit Berisha

 

Një makinë e eskortës së kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, është aksidentuar pasditen e së dielës në Rinas, ndërsa gjendja shëndetësore e drejtuesit të automjetit është e rëndë.

Mediat nga Tirana njoftojnë se makina e parë e eskortës së kryeministrit Berisha ka devijuar nga rruga pranë aeroportit të Rinasit dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë drejtuesi i automjetit Gj.B. ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Mësohet se deri të aksidenti ka ardhur, kur makina e cila ishte në një shpejtësi të madhe, ka përfunduar rreth 50 metra jashtë rrugës në tentativë për të shmagur një aksident të shkaktuar nga një automjet tip “Ford”.

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com