Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Mashtrues në Luginën e Preshevës

 

Në komunën e Preshevës këto ditë janë paraqitur disa “shitës” ambulant ilegal, të cilët ofrojnë enë kuzhine në shkëmbim të stolive nga ari, informon agjencia e lajmeve INA.

Shumica e familjarëve për t’i blerë këto enë kuzhine, në shkëmbim të këtyre mallrave, kanë dhënë stoli të ndryshme nga ari si unaza, zinxhirë qafe, etj.

Sipas dëshmitarëve, këta shitës ambulantë shesin kryesisht nëpër rrugët dytësore të Preshevës, por edhe nëpër fshatrat e komunës, dhe këto mallra sipas tyre në shitje reale kanë vlerë me mbi një mijë euro, ndërsa këtu mund ti blesh dhjetë fish më pak, si dhe i kanë dhuruar edhe katalogë dhe broshura në gjuhën gjermane të cilat vërtetojnë edhe

Shitësit prezantohen se janë hungarez, por janë me veturë me targa italiane, lusin blerësit që të mos tregojnë ku i kanë blerë, çka edhe jep dyshimin se këto enë amvisërie janë të dyshimta dhe nuk janë të kualitetit origjinal.

Një dëshmitar tha se për të vërtetuar origjinën dhe shitjen e këtyre enëve, ka gjetur disa raste mashtrimesh që kanë ndodhë në vende të ndryshme.

Enët e ofruara janë të prodhimit AMC (Aus Maisterhand Chromstahl), kompani kjo e cila selinë e saj në Afrikën e Jugut. Një komplet i enëve në realitet kushton 1475 euro sipas katalogëve, ndërsa këtu mund ta blesh vetëm për pak stoli ari

“Ju lutem vini re unë po ju dërgoj një dëshmi që Thomas në emër të AMC na ka mashtruar ne, sepse ai ka planifikuar dhe marrë me vetëdije para nga ne dhe pastaj ka bërë gruan time anëtare në AMC ne 11.02.09 duke ia shitur gruas time një komplet enësh për kuzhinë(d.m.th i ka dhënë një kartelë në të cilën kartelë data është e pavlefshme), dhe kështu vazhdon duke përshkruar gënjeshtrën”.

Këta persona ditë ma parë kanë shitur edhe në komunën e Bujanocit, duke u paraqitur nëpër shtëpi të shëndetit, nëpër shkollë dhe në institucione tjera.

Luten qytetarët që të jenë syçelë dhe të mos bien pre e mashtrimeve të ndryshme, duke blerë mallra të një kualiteti të pa kontrolluar, pa garancion duke dhënë të holla dhe gjësende të ndryshme.

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com