Hyrje » Lajmet » Bota »

Facebook stacionohet në Suedi

 

Facebook ka njoftuar se do të ndërtojë një qendër të të dhënave në Suedi, përkatësisht në Lulea, lokacion ky i afërt me Rrethin Arktik.

Kjo do të jetë qendra e parë e të dhënave të Facebook në Evropë, dhe e njëjta ka për qëllim që ta mbështes gjithë trafikun evropian të rrjetit më të madh social në botë.

“Qendra e të dhënave të Facebook në Lulea është fillimi i një epoke të re, ndërsa ne po hyjmë në një gjeneratë të re të industrisë digjitale” ka thënë Kryetari i Komunës, Karl Petersen, duke u shfaqur edhe si një përdorues entuziast i Facebook’ut, i cili ka më shumë se 1,350 miq në rrjetin social.

Në anën tjetër, kjo është edhe qendra e parë e të dhënave e Facebook, e cila gjendet jashtë SHBA’ve, dhe e njëjta do të posedojë tri ndërtesa të serverëve, ndërsa projekti pritet të përfundojë në vitin 2014. / Telegrafi /

 

 
 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com