Kronika e zezë,arrestime te ndryshme

 

Në orët e para të mengjesit të sotëm është arrestuar autori i vrasjes së vëllait të tij vrasje kjo që ndodhi në fshatin Dumnicë të Podujevës më datën 22 tetor 2011 rreth orës 08:00, policia  ka marrë informacionin se në fshatin Dumnicë e poshtme në Podujevë ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga specialist për hetimin e vrasjeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje dhe viktima Xh. Kajtazi (mashkull) 41 vjeç, duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.

Në kontinuitet të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarit të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Si rezultat i kësaj pak çaste më vonë policia ka arritur të identifikoj dhe ta arrestoj të dyshuarin Rr. K, 25 vjeç.

Në ndërkohë ndërmarrja e veprimeve operative e hetimore si dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të mbledhjes së provave dhe fakteve të ndërlidhura me rastin ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një armë(pushkë e gjatë) e kalibrit 7.62mm të cilat dyshohet të jetë prdorur në rastin në fjalë, dy karikatorë si dhe 16 fishek 7.62 mm. I dyshuari është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar edhe për sqarimin dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit, para se atë t’ia kaloj Gjykatës kompetente.

Arrestohen  dy persona për grabitje të armatosur

Nga hetuesit rajonal të Prishtinës gjatë fundjavës, janë arrestuar dy persona  për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur. Rasti ka ndodhur me datën 22.11.2010 në fshatin Bardh i madh, në Fushë Kosovë, ku nën kërcënimin e armëve (kallashnikov dhe një pistoletë), dy persona të maskuar, viktimës i kanë grabitur para të gatshme 2000 euro. Njësiti i hetimeve rajonale të Prishtinës, të njëtën ditë rreth orës 22:00, ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarin e parë L. S 19 vjeç, lidhur me rastin në fjalë. Pas hetimeve të bëra, me datën 23.10.2011, rreth orës 12:00 hetuesit e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin e dytë V. S 19 vjeç. Dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, pas përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale nga ana e hetuesve ata do të dërgohen në Gjykatën kompetente njofton Policia e Kosovës për kosovalbaner.com.

Podujevë: Arrestohen dy persona

 

 

Të dielën rreth orës 20:30 nga pjesëtarët policor të stacionit të Podujevës janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, ka informuar zyra për mardhënie me publikun në rajonin e Prishtinës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dobërdol të Podujevës, ku një mosmarrëveshje në mes të tre personave ka rezultuar me një rrahje, me ç’ rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore . Viktima mashkull 38 vjeç është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur më këtë rast janë arrestuar të dyshuarit B. Gashi 27 vjeç dhe N. Gashi 61 vjeç, të cilëve pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, u është shqiptuar masa e arrestit policor, dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Podujevë.

 

 

Arrestohet vjedhësi i dyqanit që kreu vjedhje të rëndë

 

Dje rreth orës 20:00, në Fushë Kosovë është arrestuar një person i dyshuar për një rast të  vjedhjes së rëndë. Hetuesit policor të stacionit të Fushë Kosovës, pas marrjes së informatës se një person i dyshuar, ka kryer një vjedhje në rrugën “Nëna Terezë”në Fushë Kosovë, saktësisht në një dyqan, menjëherë janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes, dhe brenda pak minutash kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Lajmi ëstë konfirmuar zyrtarishtë për kosovalbaner.com nga Policia e Kosovës të cilët në lidhje me këtë rast kanë njoftuar se I dyshuari është A. Kurti 31 vjeç,  është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. I njëjti do të dërgohet në gjykatën kompetente pas përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga ana e hetuesve.

Arrestohen një person si dhe sekuestrohen 268 paketime të vogla substancë narkotike të llojit mariuanë

Hetuesit policor të stacionit të Fushë Kosovës, në kuadër të punës së tyre për parandalimin dhe goditjen e trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike, si dhe të dokumentimit të veprimtarisë kriminale të autorëve të veprave penale në këtë fushë, kanë ndërmarrë një sërë operacionesh. Ka qenë marrja e shpejtë e informacionit në rrugë operative ajo që i ka mundësuar policisë realizimin e një operacioni të tillë më datë 22 tetor 2010 rreth orës 21:00 në një lagje të Fushë Kosovës, me ç’rast nga njësitet policore është arrestuar një person i për posedim të substancave narkotike. Tek i dyshuari R. Miftari 30 vjeç, janë gjetur dhe konfiskuar 5 qese te vogla (8 gram) e substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Personi i dyshuar pas arrestimit dhe pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në Gjykatë. Njësitet Policore të të rajonit të Prishtinës në kuadër të veprimtarisë për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit e të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në tërësi dhe të krimit të organizuar në veçanti, ku objektiva parësore do të jenë goditja e trafiqeve të paligjshme të qenieve njerëzore, drogës e kontrabandës, si dhe vënia para drejtësisë e personave të implikuar në këto aktivitete kriminale.

Arrestohet hajduti iveturës

Dje në ora 12:00, në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për një rast të  vjedhjes, deri sa po tentntonte të largohej nga vendi i ngjarjes. Rasti ka ndodhur në lagjen Veternik, saktësisht në një auto-servis, ku i dyshuari kishte ngarkuar furgonin e tipit VË, me pjesë të përdoruara të automjeteve dhe po tentonte të nisej nga vendi i ngjarjes. I njeti  është vërejtur nga ankuesi, i cili ka arritur ta ndaloj të dyshuarin, deri sa në vendin e ngjarjes janë paraqitur policia. Me të arritur në vendin e ngjarjes personit të dyshuar H. Guci 21 vjeç ,i është shqiptuar masa e arrestit policor i cili më pas me urdhër të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes thuhet zyrtarisht për kosovalbaner.com.

 

 

 
 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com