Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Shqiptarët e Luginës do ta bojkotojnë regjistrimin

 

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, paralajmërojnë se do ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë së Serbisë, i cili pritet të nisë më 1 tetor. Sipas tyre, listat e regjistrimit janë shtypur serbisht me alfabetin cirilik, ndërsa në to nuk janë regjistruar saktë të kthyerit dhe personat e ikur.
Në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Serbi, thonë se kjo iniciativë do të dëmtojë interesat e shqiptarëve.
“Trupi Koordinues ka bërë përkthimin e të gjitha dokumenteve relevante, siç janë fletushkat dhe udhërrëfyesit për regjistrim.

Regjistrimi do të mbahet në të gjitha bashkësitë etnike me të njëjtat rregulla, pra të gjithë do të kenë listat në gjuhën serbe”, thonë nga kjo ministri.

Skender Destani, kryetar i Unionit Demokratik të Luginës së Preshevës, ka thënë për “Blic” se shqiptarët, sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kanë të drejtë t’i kenë listat e regjistrimit në gjuhën amtare.

“Nuk e kuptoj pse Qeveria nuk respekton rregullat e saj. Ligji për vetëqeverisjen lokale thotë se atje ku pakicat përbëjnë mbi 15 për qind të popullatës, gjuha e përdorur duhet të jetë në gjuhën e tyre amtare”, ka thënë Destani.

Riza Halimi, deputet në Kuvendin e Serbisë, thotë se regjistrimi nuk ka kuptim, sepse nuk ia del të vërejë se një numër i madh i njerëzve, për shkak të situatës ekonomike e politike, si dhe rrezikimit shoqëror e mosrespektimit të të drejtave të tyre, janë shpërngulur ose në Kosovë ose në Evropën perëndimore.

Vendimin për bojkotim të procesit të regjistrimit e ka marrë Kuvendi i deputetëve shqiptarë, të cilin e përbëjnë 65 përfaqësues nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

 

 
  • Leon

    Ne nuk kemi qeveri as shtet qe na mbron te drejtat tona , pra unk duhet te jemi pjes e keti regjistrimi

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com