Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Hyrje » Lajmet » Kosova »

Mediat zvicrane i dhan jehonë te madhe propozimit të”Presheva jone”

 
Bernë, 24 shtator
Sikur agjencia telegrafike shtetërore e Zvcrës ATS/SDA dhe gati gjitha mediet zvicerane në edicionet e tyre të mbrëmjes i kanë bërë jehonë të madhe  njoftimit për emërtimin e një sheshi në Kosovë me emrin e presidentes së Zvicrës, znj.Micheline Calmy-Rey. Ajo me këtë rast do të nderohej si “Ambasadore e paqes në Ballkan”.
Pëlqimin për këtë akt, sipas medieve zvicerane e ka dhënë ministri kosovar i  punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, duke pranuar kështu propozimin e ardhur nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë” me seli në Gjenevë.
Në intervistën e dhënë për këtë agjenci, ministri Hoxhaj e ka quajtur “ide të mirë” këtë propozim. Ndërsa si vend ku një shesh mund të merrte  emrin e presidentes dhe ministres së jashtme të Zvicrës mund të ishte  edhe Theranda (Suhareka) ku është dhe selia e misionit të Swisscoy, njoftonë TV zviceran, Tribune de Geneve, 20 minutes, Zurichen Zeitung etj…
Kliko ne lidhjet e me poshtme dhe shih sa popullaritet ka pasur kjoo informatë ne mediat zvicrrane
/kosovalbaner.com/
 

 
  • Musa Prushi

    Ju përgëzoi STAF i nderuar i KOSOVALBANER, për azhuritetin, efikasitetin dhe gjithpërfshirjen e çdo lajmi. Jeni të shpejt si VETIMA.
    E sa i përket z. Kalmy-Rey, ju garantoi se e meriton nji KUJTIM-SHESH, nga kosovaret, sepse angazhimi i saj rreth qështjes së Kosovës gjithnji ka qen shumë i madh. Sidomos kur ishte në pytje pranimi i pamvarsisë nga Konfederata Helvetike.
    E uroi edhe propozuesin e idesë “Presheva Jonë” për emërtimin e sheshit me emrin e mikes kosovare z. Kalimy-Rey.

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com