Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Bizneset sekrete ,kush janë blerësit

 

Ky është titulli i një shkrimi debatues në rubrikën e kulturës të gazetës ”Aftonbladet” të botuar më 20 shtator të këtij viti ku Suedia përshkruhet si vend që eksporton më së shumti material lufte për krye banori. Dhe megjithë këte para një viti qeveria kishte nxitur autoritetet mbrojtëse për eksport (FXM) që ta rrisin eksportin suedez të materialit mbrojtës.

Sipas artikullit, janë armët minahedhëse Carl Gustaf, që quhen poashtu Charlie G, The84, Carl G ose Carlo, të pagëzuara sipas mbretit aktual të Suedisë në kohën kur ai ishte princ i vogël. Kjo lloj arme është shitur në më shumë se 50 vende të botës, bën të ditur gazeta, dhe është përdorur në Vietnam, Kamboxhë e Burmë kurse së fundi në Afganistan, Irak dhe në Libi.

Sipas raportit të pjesshëm për këtë vit të kumtuar në muajin qershor, Saab Bofors Dynamic raportonte kërkesën për municion në vlerë prej 1 155 milion kruna suedeze, por prodhuesi i njohur i armve nuk ka dashur të jap emrat e porositësve por as ekzaktësinë e tipit të municionit. As Inspekcioni për produkte Strategjike (ISP) nuk ka lënë detaje tjera duke ju referuar Ligjit për Sekret.

Ndaj askush nuk e di se ku saktësisht shkon municioni i prodhuar nga Saab Bofors Dynamic. Qytetari rëndomtë këtë prodhues e njeh si prodhues suedez por aktualisht Bofors është në pronësi të ndërmarrjes amerikane BAE System Inc, e cila poashtu ka një pronar britanik BAE System Ltd./Përshtati, Shuquri Sejdijaj/.origjinali

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com