Hyrje » Lajmet » Te ndryshme » DOKUMENTARE »
Emisioni”Rrënjët tona”,shpalos dhe avanson vlerat trashigimore
Shkurte Fejza me sukses po e udhëheq këtë emision shumë me vlerë dhe cdo her po gjen risi të cilat po zgjojnë kurreshtjen e adhuruesëve të folklorit.Keto dy emisionet e fundit në fokus kishte prezentimin e familjes Cërvadiku,familje kjo që la gjurmë në folklorin shqiptar.
Halil Cërvadiku u lind me 1920 në fshatin Poklek i vjetër komuna e Drenasit (ish –Gllogovcit). Kangën e trashëgoi nga babai i tij Ramë Cërvadiku. Në moshen 4 vjeçare Halilit i vdiq nana dhe baba i tij. Rama e merrte pas veti në dasma e gazmende, dhe që atëherë filloi ta dojë dhe të mësoj hapat e parë ne kultivimin e kangës shqipe. Në moshen nëntë vjeçare filloi të shkoj nëpër dasma me babën e tij.
Kanga ishte traditë familjare, përpos babës Ramës këndonin edhe vëllëzrit tij: Rexha dhe Jahiri ( që më vonë e la kangën për tu angazhuar në punët e fushës) dhe me vonë Hyseni me të cilin kënduan mbi 30 vite.Përpos që këndonin nëpër dasma e gazmende këndonin edhe sa herë që kishte mysafirë në odën e tyre e cila ishte rrallë pa mysafirë.
Pasi babai i tij Rama e la kangën Halili këndoi disa vjet me vëllaun Rexhen .Ishin duet i veçantë dhe i këndonin shpesh edhe kangët e stilit « malsorçe ». Pasi vdekjes se vëllaut Rexhes nji kohë këndonin me djalin e axhës së tij Brahimin i cili per shkak te punësimit infermier në shtepinë shendetit e la kangën. Pastaj për afro 8 vite këndoi me rapsodin e njohur Selman Balaj nëpër dasma e gazmende në anë te ndryshme të Kosovës.Selman Balaj përpos që ishte këngëtar shumë i mirë ishte edhe humorist i madh dhe si duet ishin shumë te mirëpritur kudo. Pastaj për afer 10 vite Halili këndoi me rapsodin Tahir Drenica. Me Tahirin ishin nji duet shumë i fortë dhe te dytë shquheshin për zërin e fortë dhe ambitus të lartë që ju mundesonin te këndonin kangët që kërkonin mjeshtri dhe za të fortë qofshin ato epike edhe ato « arshikie » (kangë me motive dashnie) .
Më vonë edhe vëllau i Halilit Hyseni filloi te këndonte dhe me kërkesën e babës Ramës, Halili vazhdoi të këndoj me vëllaun e tij Hysenin me të cilin ishin bashkë mbi 30 vite. Poashtu edhe Hyseni kishte nji za të fortë dhe ambitus të lartë dhe u bënë nji duet i shumë i mirë dhe i kërkuar. Kënduen në të gjitha anët e Kosovës dhe në viset ku jetonin shqiptarët. Repertoari i tyre ishte i pasur këndonin kangë nga epika jonë e pasur për historinë dhe trimërinë shqiptare ndër shekuj e trimat që luftuan për atdhe. Në repertoarin e tyre kishte edhe shumë kangë lirike(arshikie) si dhe elegji e kangë kyrbeti.Emisioni “Rrënjët tona” flet Tahir Drenica për këngëtarin Halil Cërvadiku
Watch live video from gezuar2011 on Justin.tv
Me Hysenin kishin edhe disa kangë te inçizuara ne Radio-Prishtinë. Përpos qe kultivonte kangët e folklorit tonë të pasur Halili njihej edhe si autor i disa kangëve. Ndër to ishte kanga « Jalla mor bylbyl » si dhe « Lulëzoj fusha, lulëzoj mali » tekstin e së ciles Halilit ja kishte sjellur nji bashkfshatar i tij Hysen Gorani që kishte njxerrë nga nji libër, ndërsa melodinë ja kishte dhane Halili dhe e pat inqizuar në Radio-Prishtinë së bashku me kangë tjera ne duet me vëllaun Hysenin. Këtë kangë « Lulëzoj Fusha » me vonë ne radio e inqizuen dhe e kënduen në mënyrë të shkëlqyeshme legjendat e folklorit të mëdhenjët Salih e Feriz Krasniqi.
Me Halilin dhe Hysenin nji kohë ishte edhe Tahir Rrukiqi nga Verbovci i cili përcillte me violinë dhe këndonte. Halili me Hysenin ishin pjesëmarrës shumë herë ne Revisten e folklorit burimor. Në vitet e tetëdhjeta etnomuzikologu Bahtir Sheholli për institutin albanologjik pat inçizuar (regjstruar) nji videokasetë afro tre orë nga repertoari i Halilit dhe Hysenit.
Me Hysenin kënduen deri ne mesin e viteve te tetëdhjeta. Ndërsa edhe përkunder pleqërisë zerin e kishte të fortë derisa e mundi sëmundja. Vdiq në vitin 1989 duke lanë pasë nji pasuri per folklorin dhe brezat e ardhshëm. Kangën prej tij e e trashegoi edhe djali i tij Shaqiri.
Shaqiri Cërvadiku ,djali i Halilit vazhdimi i traditës famijare
Watch live video from gezuar2011 on Justin.tv
Emisioni “Rrënjët tona” po shfleton traditën tonë,nepermes ketyre programeve po përkujton shumë këngëtar që kan lënë gjurmë në folklorin shqiptar.Në këto dy video u pasqyruan shumë këngëtar duke filluar nga Halil Cërvadiku,Tahir Drenica,Shoqëria K A “Shote Galica”,pjesëmarrësit e folklorit burimor Mahmut Ferati,Milaim Mezini etj.Përveq këngëve të bukura ne patëm rastin të mësojmë edhe historikun e kengetarit Halil Cërvadiku dhe pasardhësin e tij Shaqirin etj/sh.r/kosovalbaner.com/






