Mehmeti i gatshëm të largohet nga Malmo
Malmo, 13 qershor – Sulmuesi Agon Mehmeti ka shprehur gatishmëri për t’u larguar nga skuadra suedeze Malmo, shkruan të dielën gazeta “Expressen”. Mehmeti 21-vjeçar ka kontratë me Malmon deri në fund të këtij viti, kurse këtë edicion ka shënuar dy gola në Superligën suedeze. “Ëndërroj të provojë fatin në ndonjë skuadër jashtë Suedisë. Për këtë do të vendos së bashku me Malmon”, ka thënë Mehmeti, që edicionin e shkuar fitoi titullin e kampionit. Kohët e fundit interesim për të ka treguar Palermo. Sipas mediumeve suedeze, Palermo është e gatshme të japë 1.5 milionë euro për Mehmetin.





