Hyrje » Video »

“Gjeniu i vogël”-video

 

Kur të shtunave dëgjojmë interpretimin live të fëmijëve të “Gjeniut”, që maten me të “mëdhenjtë”, me të drejtë ka vend mendimi se shumë nga këngëtarët e skenës shqiptare, që natyrisht performojnë playback, që nuk krahasohen me këta artistë të “mitur”… E këtij mendimi mesa duket është edhe prezantuesja simpatike e “Gjeniut”, reality-show-t të TV Klan, Suela Demiri, e cila shprehet në intervistën për “Standard” se “për fëmijët e “Gjeniut” skena e Pallatit të Kongreseve është pak”! Vjet, fituesja e edicionit të tretë të këtij spektakli, Laura Gjipi, me vokalin e saj të jashtëzakonshëm bëri për vete jo vetëm jurinë, por edhe publikun shqiptar si dhe konkurrentët e tjerë të vegjël dhe me të drejtë meritoi titullin Star. Po sivjet?! “Ne shpresojmë që këtë edicion të nxjerrim një super talent, që do rrijë mirë në krah të Laurës”, – thotë Suela, duke mos dashur të përmendë emra… Atë e shohim teksa lëviz me shkathtësi gjatë gjithë ditës, nga një angazhim në tjetrin, ashtu e thjeshtë dhe sportive, larg look-ut glamour të mbrëmjeve të shtuna! Por, si një reality-show, “Gjeniu i vogël” spikat edhe për debatet e shpeshta mes anëtarëve të jurisë, sidomos Agron Llakajt dhe Robert Aliajt. E pyetur se a mendon se shpesh Robert Aliaj tingëllon si i pasjellshëm me fjalët e tij, Suela thotë: Jo, i pasjellshëm jo. Është një nga njerëzit me xhentëlmenë që njoh. Ai i ka të drejta të gjitha ato që thotë, por mbase do donim t’i thoshte në mënyrë pak më të zbutur, me më shumë takt. Grindjet Goni me Bertin i kanë me njëri-tjetrin, kurse fëmijët i trajtojnë me shumë dashuri”. Suela, me shumë mjeshtëri përpiqet çdo puntatë t’u qëndrojë afër fëmijëve, t’i inkurajojë dhe stimulojë ata, aq më tepër që në moshën e tyre ka edhe vajzën e saj. “Si do të doja unë të ma trajtonin vajzën në një rast të ngjashëm? Kjo është përgjigjja e sjelljes sime me fëmijët”, – tregon Suela, e cila pavarësisht lodhjes, nuk i ka thënë ndonjëherë vetes (as në mendime) “do heq dorë”. “Kam marrë përsipër punën që dashuroj. Jam bërë vetëm për këtë punë, ndaj nuk kam ankesa as me mendje”, – thekson ajo.


Watch live video from gezuar2011 on Justin.tv

Sërish në këtë rrugëtim të bukur me “Gjeniun” Suela. Si të duket “Gjeniu” i 2011-s?

Është me të vërtetë shumë i bukur. Me fëmijë të talentuar dhe që ofrojnë spektakël dhe emocione. Kemi patur edhe më shumë lot këtë vit, kjo sepse çdo natë një fëmijë skualifikohet. Ata janë të gjithë si engjëj, ndaj është shumë e vështirë kur largohen gjatë spektaklit, por edhe pas tij, në prova dhe në studiot e Klanit.

Tanimë kanë kaluar disa javë të këtij produksioni, pra mund të themi se jemi afër fundit. Si e parashikon finalen, kush e kush mund ta cekë atë prej fëmijëve?

Tetëshja po merr forme sepse tani vetëm 10 fëmijë janë në garë, por unë nuk dua të them emra sepse nuk dua të ndikoj jurinë, publikun, por edhe sepse ata janë shumë afër me pikë.

Kush do mund ta konkurronte sivjet Laura Gjipin? Natyrisht, nuk mund të qëndrosh i ftohtë dhe krejtësisht i paanshëm kur je i rrethuar nga talente…

Ka fëmijë shumë të talentuar edhe edicionin e sivjetëm. Laura ishte në sfidë me ata të vitit të kaluar dhe këta sivjet janë në garë me njëri-tjetrin. Ne shpresojmë të nxjerrim një super talent, që do rrijë mirë në krah të Laurës. Por të lutem, mos më bëj të them emra sepse i dua të gjithë njëlloj.

Kemi vënë re se me afrimin e Agron Llakajt në juri, ai është pozicionuar menjëherë përballë Robert Aliaj, i cili vijon më i rreptë se kurrë. Ai madje nuk është as i rreptë, shpesh duket si i pasjellshëm, apo jo?

Jo, i pasjellshëm jo. Është një nga njerëzit me xhentëlmenë që njoh. Ai i ka të drejta të gjitha ato që thotë, por mbase do donim t’i thoshte në mënyrë pak më të zbutur, me më shumë takt. Grindjet Goni me Bertin i kanë me njëri-tjetrin, kurse fëmijët i trajtojnë me shumë dashuri.

Ti vetë ke ndonjë të preferuar mes jurisë? Po kështu, kush është ai që të sikletos më shumë prej tyre?

Nuk dua t’i ndaj por Nertila dhe Berti janë ata të cilët mendojnë, besoj njësoj si unë në shumicën e rasteve, kurse Alma dhe Goni janë të kundërtit tanë.

Ndërkohë që pozicionimi yt është i ekuilibruar, shumë pranë fëmijëve, pritshmërive të tyre për pikët, por luan edhe rolin “tërhiq e mos e këput me jurinë”. Është i vështirë, përveç moderimit, ky rol?

Moderimi është argëtim, kënaqësi, emocion dhe dashuri. Momenti para jurisë është gjëja e vetme e vështirë. Do doja dhe lutem që ata të merren me fëmijët dhe vetëm me fëmijët . Ta harrojnë veten dhe njëri-tjetrin, për të qenë sa më të drejtë dhe të ekuilibruar.

Kur shkon në shtëpi, pas një dite të gjatë e të lodhshme, a i thua ndonjëherë vetes “Suelë, çfarë pune ke marrë përsipër të bësh”?

Kam marrë përsipër punën që dashuroj. Jam bërë vetëm për këtë punë, ndaj nuk kam ankesa as me mendje.

Aq më tepër që si një nënë, të duhet të kujdesesh për vajzën tënde 10-vjeçare. Apo ajo është një stimul që ti të merresh me fëmijët e talentuar?

Ajo është në moshën e vogëlushëve tanë 10-13-vjeçarë. Luan me ta, është bërë shoqe me ta dhe unë përpiqem t’i mendoj dhe t’i ndihmoj të gjithë sikur të ishin ajo. Si do doja unë të ma trajtonin vajzën në një rast të ngjashëm? Kjo është përgjigjja e sjelljes sime.

Natyrisht, si në çdo program, edhe ky edicion i katërt i “Gjeniut”, sidomos parë edhe nga syri i regjisores, ka të pathëna. Ç’mund të na rrëfesh ndonjë të tillë që nuk e shohim në ekran? Çfarë ka ndryshe kësaj radhe nga edicionet e kaluara?

Është një spektakël që shijohet shumë nga ekrani i televizorit, por që ofron emocione të jashtëzakonshme, tronditje madje tërmete zemre kur e ndjek në skenë. Teatri i Radio Televizionit Klan është madhështor, por për këta Gjeni që këndojnë live, edhe Pallati i Kongreseve është pak.

Kemi dëgjuar dikë që thoshte se fustani yt ishte shumë i shkurtër një natë. Kjo ishte zgjedhje e rastësishme apo e qëllimtë, për t’u ndier më fëmijërore, edhe pse ashtu mund të ngjaje më sensuale?

Dua të sqaroj që zgjedhjet për veshjet e mia, nuk janë zgjedhjet e mia. Ne kemi një drejtore imazhi, e cila ka vizionin e saj. Unë, besoj ashtu siç edhe po më sheh tani, vishem me atlete, jeans-e, veshje pra praktike, që më lejojnë të nxitoj nga njëra punë tek tjetra. Jam pa grim gjithë ditën dhe me flokët bisht. Kështu po që jam afër fëmijëve. Moderimi i saktë, i duhur, i bukur dhe që t’i pëlqejë telespektatorëve – ky është qëllimi im, mendimi im i vetëm dhe këtu i harxhoj të gjitha energjitë. Bukuria shkon e vjen dhe madje nuk ka rëndësi fare. Puna është ajo që na dallon nga të tjerët!

Si ndjehesh kur të krahasojnë me të tjera figura (prezantuese) të ekranit shqiptar. Ti vetë ke ndonjë model referimi, apo ato i kalojnë kufijtë shqiptarë?

Nuk më kanë krahasuar asnjëherë me asnjë, të paktën mua nuk më kanë thënë gjë. Përpiqem që çdo gjë ta bëj si Suela. Ashtu si ndihem unë brenda dhe ashtu si gjykoj se do ndihen më mirë fëmijët dhe publiku në atë çast në atë skenë. Dua që të them në fund “I did it my way” ose shqip “Aq dita, aq bëra”. Publiku më gjykon dhe atij i përulem!

Së fundmi, një pyetje që do ketë marrë shpesh përgjigje nga ty: Nënë, bashkëshorte, prezantuese televizive. Ku ndiheni më mirë dhe si ia dilni t’i menaxhoni të tria këto? Mos vallë kemi të bëjmë me një supernënë?

Jo, absolutisht. Kam superkolegët e Promotorit dhe Klanit, Bledin, Pandin dhe Adin, si edhe superfamiljen time. Unë jam një njeri i zakonshëm dhe si njeri nuk hedh dot asnjë hap pa ndihmën e njerëzve të tjerë.

 

 
 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com