Dymbëdhjetë vjet nga masakra serbe në Kosovë

 

Afërdita si aktiviste qysh në bankat e shkollës së mesme të Artit në Pejë dhe si studente e Shkollës së Lartë Komerciale u ra në sy inspektorëve të sigurimit shtetëror të Serbisë. Kjo e re si aktiviste edhe trimëreshë e pathyeshme, në momentet më të vështira pa iu trembur syri ia ngarkoi vetës për detyrë që në spitalin e përgjithshëm në Pejë kishte vendosur të vizitojë dhe të lirojë shokun e plagosur Naim Lushin, shokun e luftës dhe të rezistencës. Me të ofruar të objekti i spitalit të përgjithshëm në Pejë i ranë në sy dy patrulla të policisë serbe. Njëra ishte pozicionuar të dera kryesore në hyrje të Spitalit dhe tjetra të dera e dhomës, ku ishte i shtrirë shoku i luftës – i plagosuri Naim Lushi. Trimëresha Afërdite Zekaj ia arriti qëllimit të mbërrijë deri të dhoma dhe shtrati, ku ishte i shtrirë kolegu i rezistencës Naim Lushaj. Pas tri ditësh, një grup shokësh në krye me Afërdite Zekaj e përgatitën aksionin për tërheqjen e shokut të tyre të plagosur Naim Lushaj, por në hapat e parë hasen në një rezistencë të forcave policore dhe paramilitare serbe. Në këtë aksion vritet dëshmorja Myrvete Maksutaj nga fshati Orrobërd e komunës së Istogut. Pas shumë aksioneve- na rrëfeu Afërdite Zekaj, me tetë dhjetor të vitit 1998, në dyqanin ku isha duke punuar pa pritma erdhën dy inspektorë të sigurimit shtetëror të Serbisë, të cilëve mjaftë u kishte ndihmuar paramilitari, “fqiu” i ynë malazias të cilët pas një përshëndetje të shkurtër kërkuan nga Afërdita që ta mbylli dyqanin dhe të shkoi me ta deri në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Pejë për ta dhënë një” deklaratë”…Në zyrën e sigurimit shtetëror më mbajtën pesë ditë. Aty me akuzonin për rastin ndodhur në spitalin e përgjithshëm në Pejë dhe shumë raste të tjera…Gjatë marrjes në pyetje kriminelët serbë kërkonin nga unë t’i informoja së ku gjinden pjesëtarët e rezistencës dhe kush janë udhëheqësit e tyre, por nga unë nuk arritën të dinë asgjë. Për pesë ditë kam ngrenë tri herë, gjumin e kam bërë në këmbë dhe e ulur cuc, e lidhur me pranga për radiator si shumë shokë e shoqe të tjera. Gjatë marrjes në pyetje, inspektori Dragan Millosheviqi në mes tjerash me tha: “Kur të lirohesh nga burgu, nuk do ta gjesh babanë gjallë dhe ashtu me doli…”

Nga burgu i Pejës, si e akuzuar për terrorizëm në bazë të nenin 136 më 12 dhjetor të vitit 1998 me transferuan në burgun famëkeq të Lypjanit, ku me vendos në një birucë me Zahrije Podrimçakun e cila më ndihmoi shumë që t’i kaloj ditët më të vështira të jetës sime. Edhe në burgun e Lypjanit torturat dhe barbaritë mbi ne të burgosurit filluan të ashpërsohen sidomos me fillimin e bombardimeve nga forcat e NATO-së. Gjatë kësaj kohe, përveç maltretimeve të rënda fizike e psikike na lënë pa ushqim dhe atë kafshatë bukë që na ofrofshin ishte tejet bajat dhe e mykur?! Kurrë nuk me largohet nga menja- na rrëfeu në vazhdim të bisedës Afërdita Zekaj momenti i transferimit të burgosurve shqiptar nga burgu i Dubravës në burgun e Lypjanit, mbi të cilët me mjete dhe metoda më barbare janë rrahur si shtazët shumë të rinj dhe burra me shufra gome, të metalta, litar dhe mjete të tjerra të forta zëri i dhembshëm i të cilëve e shponte tokën dhe qiellin…

Derisa forcat e NATO-s hynin në Kosovë, ne të burgosurve na morën rob në Serbi?!

Ne pavijonini ku ishim ne femrat, nga gardianët: Nadica Boshkoviq, Sllagjana Arsiq {Pipi}, Bojana Stoliq /Bila/, Suzana, Adriana, Milijana, Danica dhe Marina nga Botusha, Lypjani, Graçanica, dhe Prishtina nuk shpëtuam lehtë…

Në burgun famëkeq të Lypjanit nga femrat shqiptare të Kosovës ishim: Flora Brovina, Zahrije Podrimçaku, Shahe Isufi, Sadije Rexhepi, Igballe Xhafa e shumë të tjera. Në burgun e Lypjanit më 10 qershor të vitit 1999 me duar të lidhura me litar, duke na rrahur dhe sharë nënën shqiptare me dhunën me shtazarake na hipën në autobus dhe na transferuan për burgjet serbe në Serbi.

Të tmerruara dhe me lot në sy e kaluam kufirin Kosovë-Serbi me bindje se kurrë nuk do t’i shohim e as nuk do të kthehem me në trojet tona stërgjyshore. Deri në burgun e Nishit na dërguan në autobus, kurse atje na bashkuan në një autobus tjetër që i transferonin për burgjet tjera të Serbisë. Aty kishte edhe të plagosur- na rrëfeu në vazhdim të bisedës sonë e trishtuara Afërdita Zekaj, ku asnjërit prej tyre nuk ua jepnin as një pikë ujë të pinin. Në vend të ujit dhe të bukës ne jepnin shufra gome. Të gjitha ne ishim të uritura, të etuar, të maltretuara. Kështu dyzet e tetë orë ata na konsideronin si kafshë, qëndruam pa shtënë asnjë kafshatë buke në goje. Natën e parë- na rrëfeu në vazhdim të bisedës Afërdita Zekaj na vendosen në burgun e femrave në Pozharevc, ku ne trembëdhjetë femrat e burgosura shqiptare dhe një serbe, e cila e kishte vrarë një shqiptar në Ferizaj. Të nesërmen na transferuan në burgun hetimor në Pozharevc. Aty, ne tetë vajzat shqiptare dhe një serbe qëndruam tetë muaj e gjysmë dhe më vonë na kthyen në burgun, ku na kishin vendosur natën e parë.

Kur përsëri me këmbët e mia shkela në tokën e Kosovës mu duk së linda për së dyti

Më 14 korrik të vitit 1999, për herë të parë në vizitë në burgun e Pozharevcit na erdhën përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të cilët pas bisedave të gjata e bënë edhe evidentimin e vajzave dhe grave shqiptare. Në fillim të muajit shtator gjithashtu në burgun e Pozharevcit – na rrëfeu Afërdite Zekaj na vizitoi avokati Ibish Hoti, i cili përpos tjerash me informoi për vrasjen dhe masakrimin e babait tim nga forcat serbe, për çka më herët me patën paralajmëruar inspektori i sigurimit shtetëror Dragan Millosheviqi. Është interesant të përmendi së në burgun famëkeq të Pejës, Lypjanit dhe atë të Pozharevcit , si e burgosur shqiptare jam mbajtur pa asnjë dokument për paraburgim?!

Dita më e lumtur për mua ishte dhe do të mbetet dita e 2 nëntorit të vitit 2000, kur për herë të parë pas burgosjes u përqafova me nënën time në lokalet e burgut në Pozharevc ku u informova për gjendjen e familjes time të ngushtë dhe situatën në Kosovë. Pa vonuar shumë më thirri mbikëqyrësi i burgut të Pozhrevcit i cili gjatë një bisede më lajmëroi se jam e liruar nga burgu dhe kam kohë 30 minuta që të përgatitem. Ky ishte momenti më i gëzueshëm i dyti me radhe në jetën time. Në këto momente të gëzimit dhe dëshira e ime ishte që sa më shpejt të largohem nga oborri i burgut famëkeq të Pozharevcit dhe Serbisë, sepse bashkë me shoqet e mija u frikoheshim kidnapimeve nga të burgosurit e rebeluar serbë, por deshi Zoti dola pa therrë në këmbë. Atë natë fjeta në lokalet e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Beograd, ku ishte edhe një shqiptar. Të nesërmen me gjashtë shqiptarë të burgosur të tjerë të liruar në mesin e tyre edhe Riza Xhakli u nisëm për në Kosovë. Kur me këmbët e mija shkela në tokën e Kosovës nënë, mu duk se u linda për së dyti-na tha në fund të rrëfimit të saj trimëresha, nacionalistja, shpëtimtarja dhe pjesëmarrësja e shumë aksioneve të suksesshëm kundër pushtetit dhe pushtuesit shekullor serb dhe klisheve të tyre. (vijon)

Kamer Buqolli nga fshati Raushiq i komunës së Pejës, i burgosur politik tregon për një trishtim të madh për torturat që i përjetoi nëpër birucat e burgjeve serbe nga policia dhe forcat paramilitare dhe kriminelët . Aty kah mesi i muajit shtator të vitit 1998 meqë se e kisha babanë të sëmur, pa dëshirën e tij, u desh që të udhëtojë për në Pejë për të siguruar një vend në spital. Për fat të keq me të arritur në qytetin e Pejës me ndaloi një policia e komunikacionit. Fatkeqësisht në atë moment kritik njëri prej tyre me njohu mirë dhe me kërcimin e tytave të automatikeve, të cilët mi vunë në trup, me lidhen në pranga dhe duke me maltretuar rëndë fizikisht dhe psikikisht me dërguan në stacionin e policisë dhe në organet shtetërore të sigurimit, ku me njoftuan me përmbajtjen e fletë arrestimit e cila ishte lëshuar para shumë ditësh për burgosjen time.Para se të marrin në pyetje inspektorët e sigurimit shtetëror me ofruan si kusht për lirim nga arresti, të dalë para kamerave televizive dhe të UÇK-në ta pagëzoj si organizatë terroriste. Në këtë, moment,si na rrëfeu Kamer Buqolli,e ndjeva veten shumë të fyer dhe u thash:’’Më parë e pranoi vdekjen, se sa të deklarohem para kamerave televizive për një gjë të tillë’’.Pas shkëmbimit të fjalëve të ashpra me ta më lidhën në pranga për radiator dhe me metoda më të rënda fizike dhe psikike më rrahën deri në alivanosje. Këto tortura shtazarake vazhduan tërë natën deri të nesërme në orën katërmbëdhjetë, kur më dërguan në burgun famëkeq të Pejës.

Gardianet shqiptarë për të burgosurit shqiptarë ishin heronj të vërtetë

Në burgun famëkeq në Pejë dhe qelitë e tij trishtuese të përgjakura me gjakun e të burgosurve shqiptarë, në momente më të vështira, gardianët shqiptarë dhe personeli tjetër ishin hero të gjallë për ne shqiptarë. Ata treguan kujdes të jashtëzakonshëm e në momente më të vështira na mbanin gjallëve moral, duke na thënë:’’Mos u ligështoni, ne do të fitojmë, fitorja është afër’’.Kur jemi këtu duhet veçuar teknikun shëndetësor Bujar Agushollin,i cili për të burgosurit e pafajshëm shqiptarë shpesh e rrezikoi vetveten…Në burgun e Pejës- na rrëfeu në vazhdim të bisedës Kamer Buqolli,-inspektorët shtetërorë në orët e vona të mbrëmjes na merrnin nga birucat i burgut dhe na dërgonin në zyre e tyre. Aty, një nga një na merrnin në pyetje dhe na maltretonin rëndë fizikisht e psikikisht. Në të gjitha lokalet e këtij burgu zërat trishtues nga rrahjet e rënda me shufra gome, me shqelma, me grusht e mjete të tjera. Britma e të rrahurit shqiptar e shponte tokën dhe qiellin. Fati deshi që pas dy javësh qëndrimi në burgun e Pejës, mbi njëqind të burgosur të pafajshëm shqiptarë nga komunat e Pejës, Klinës, Deçanit dhe Gjakovës e vendeve tjera, na dërguan në burgun famëkeq të Lypjanit. Pas dy muajsh nga Lypjani me autobus e mjete të tjera na transportuan në burgun famëkeq në Dubravë të Istogut. Bashkë me ne në Dubravë u grumbulluan mbi një mijë të burgosur shqiptarë nga burgjet e Kosovës dhe të Serbisë me një qëllim për të na vrarë dhe masakruar..

Çdo bombardim i aeroplanëve të NATO-s ishte shpresë e madhe për ne sepse shumica prej nesh e dinim se më në fund Kosova edhe pa ndihmën e ne të burgosurve shqiptarë që ishim prapa grilave, do të fitojë lirinë dhe në fund do të çlirohet nga thundrat pushtues serbe .Pas goditjeve të rënda mbi zyrat e gardianëve dhe pjesë të ndërtesave të burgut të Dubravës më 19-21 maj, forcat paramilitare të zgjedhura pikë e pikë për kryerjen e krimeve si bisha e tërbuar silleshin rreth mureve të burgut dhe nën komandën e eprorëve të tyre mirë ishin përgatitur për të kryer një masakër barbare mbi ne të burgosurit shqiptarë që ishin nëpër qelitë e burgut të Dubravës . Më 22 maj të vitit 1999 mbi ne të burgosurit shqiptarë të rreshtuar në oborrin e burgut nga objekti i karakollit dhe vendet e tjera të objekteve të burgut, ku ishin të pozicionuara forcat serbe filloi të vjellët zjarri mbi të burgosurit shqiptarë. Në këto momente të vështira në vend mbetën të vdekur 160 e mbi 200 të plagosur. Pjesa tjetër që i shpëtoi kësaj masakre barbare për të shpëtuar shpirtin dhe trupin ikën dhe u strehuan në bodrumin e kuzhinës dhe në vende tjera .Një pjesë e të plagosurve arritën të hyjnë nëpër tunele dhe kanalizime, të cilët nga forcat policore dhe paramilitare u vranë dhe u masakruan në mënyrën më barbare me bomba dore dhe armë të tjera. Gjithashtu në dhomat e ambulancës shëndetësore të burgut , ku ishin të plagosur, të gjithë u vranë me revole nga afërsia në kokë. Po ashtu, më 23 maj në orët e para të mëngjesit, bandat me maska në kokë si bishat e egra të uritura për gjak në dhomat për ngrohje e ujit dhe në dhomat e ambulancës, me bomba dore dhe revole për së afërmi në mënyrën më barbare i vranë dhe i masakruan 30 të burgosur shqiptarë. Në këto momente të vështira për ne që i shpëtuam masakrës së mëparshme. Kur unë bashkë me një grup të madh shokësh ishim të fshehur në bodrumin e kuzhinës ku pas një kohe të shkurtër na hetuan kriminelet, të cilët na u drejtuan me thirrje që të dalim jashtë. Në thirrjen e parë nga frika se do të na kositin të gjithëve si barin nuk iu përgjigjen thirrjeve të tyre. Nuk vonoi shumë kriminelët nga dritaret e birucave të burgut filluan të hedhin brenda bomba dore, të cilat nga frika e eksplodimit na detyruan për ta shpejtuar shpirtin të dalim jashtë.

Pas 16 ditësh vuajtje që as guri nuk mund tu përballonte, më qershor të vitit 1999 në orët e vona të mbrëmjes na lidhen në pranga si kafshët nga pesëdhjetë veta, na grumbulluan nëpër dhomat e burgut. Të gjithë menduam së do të na vrisnin, por fati deshi dhe i shpëtuam më të keqes dhe më dhjetë qershor në orët e para të mëngjesit me autobus na nisen në drejtim të kazamateve serbe anë e këndë Serbisë.

Më 2 nëntor të vitit 1999 nga burgu famëkeq i Mitrovicës së Sremit një grup shokësh të burgosur shqiptarë na dërguan në burgun famëkeq të Leskovcit. Përsëri me 25 maj të vitit 2000 na kthyen për së dyti në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit, ku së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë përjetuam edhe një nokdaun- na rrëfeu në vazhdim të bisedës sonë i burgosuri Kamer Buqolli të rëndë: rebelimin e të burgosurve serb. Por, falë

Mustafë Alimusaj nga fshati Strellc i Epërm i komunës së Deçanit i burgosur politik, rrëfen për torturat dhe shumë barbari të tjera që i përjetoi vetë dhe të tjerët.. Tregon se në udhëtim e sipër me familje për tu zhvendosur në Rozhajë, në Savinovodë atë dhe shumë të tjerë i ndaluan forcat policore dhe paramilitare serbe që na lidhen në pranga, dhe duke na maltretuar na dërguan, në Pejës dhe me tortura deri të nesërmen, kur na dërguan në burgun e Pejës, në qelit trishtuese dhe të përgjakura me gjakun e të burgosurve shqiptarë. Gandianet shqiptar ishin heronjtë të gjallë për të gjithë ne të burgosurit shqiptarë. Aty qëndruam dy javë në një dhomë burg me të burgosurit Sokol Sylaj,, Astrit Morina, Valon Jetishi, nga komuna e Gjakovës, Xhavit Gashi nga Suhareka, Shaban Mehmetaj nga komuna e Pejës dhe shumë të tjerë. Në këtë burg gjatë dy muajve, sa qëndruam, inspektorët shtetëror, në orët e vona të natës, na merrnin nga birucat e burgut dhe na dërgonin në zyrat e tyre. Aty, një nga një na merrnin në pyetje, na maltretonin rëndë. Në të gjitha birucat dhe korridoret e këtij burgu famëkeq çdo ditë dhe natë nga rrahjet e rënda me shufra gome, me shkelma, me grushta e mjete të tjera britma e të burgosurve shqiptar që shponte tokën dhe qiellin. (vijon)
Ne të burgosurit shqiptarë në burgun famëkeq në Nish na grumbulluan në katin e epërm të izolimit, ku çdo ditë dhe natë nga tri herë me shufra gome, me grusht, me shkelma e mjete të tjera të rënda barbarisht na rrihnin. Pas një jave të gjithë ne të burgosurit që ishim të akuzuar dhe dënuar për terrorizëm që ishim në Nish na rreshtuan në të dy anët e korridorit të gjatë, ku në mënyrë më barbare filluan të na rrahin. Kjo zgjati plotë një muaj ditë. Në një mëngjes pasi na urdhëruan të bëhem gati për zhvendosje në një burg tjetër na rreshtuan në oborrit. Në mesin tone ishte i burgosuri Xhemail Alimani nga Maqedonia, të cilin para syve të gjithë neve si bishat e nxoren nga rreshtit dhe e rrahën deri në alivanosje. Të njëjtën barbari e vazhduan edhe ndaj të gjithë ne tjerëve. Pas kësaj barbarie na obliguan të hymë nëpër autobusë, na i vuan prangat dhe me zinxhirë secilin prej nesh na lidhen për kërriga të autobusëve veç e veç dhe na urdhëruan që të ulim kokën me kusht që të mos shikonim anash. Gjatë rrugës mësuam së jemi duke shkuar në drejtim të Kosovës.

Paramilitarët serbë hyn në autobus dhe terren me thika disa të burgosur

Mustafë Alimusaj tregon se i sollën prapë natën e parë qëndruan në birucat e burgut të Lypjanit, kurse në të nesërmen na dorëzuan në burgun e Dubravës së Istogut, “ku ne të burgosurit shqiptarë patëm rastin të takohemi me Ukshin Hotin”. Më 9 maj në burgun e Dubravës nga Gjakova arritjen 145 të burgosur të moshave dhe profesioneve të ndryshme . Pas arritjes nga burgjet e Serbisë në burgun e Dubravës në mënyrë më barbare filluan të na vrasin dhe të na masakrojnë.

Të rinjtë pejan Maki Begolli dhe Arsim Kullashi , u arrestuan me spiunimin e një shqiptari. “Pas arrestimit 4 ditë torturash nga burgu i Pejës i dërguan të lidhur me zigjir në Dubravë .Me të hyrë në oborrin e burgut në Dubravë na priti zëvendës komandanti i burgut Miki Vidiq bashkë me një batalion gardianesh paramilitar të cilët rrinin të gatshëm për të aplikuar forcën fizike dhe psikike mbi ne të burgosurit. Aty na reshtua dy nga dy dhe duke na dërgua në pavilionin “C’ na ndalën para dyerve të shkalleve të hyrjes të burgut dhe filluan të na thirrin me emër e mbiemër një nga një. Në korridoret e pvilionit “C “ deri të dyert e birucave ishin pozicionuar një numër gardianesh- shumica prej tyre ishin kriminel ordinere serbë të zgjedhur pikë e pikë nga Serbi dhe Mal të Zi me të cilët gjatë kalimit nëpër korridore të gjithë ne të burgosur shqiptarë u ballafaquam me rrahje të forta, me fyerje, si dhe alivanosje nga të ramët e forta…Në pavilionin “C” Arsimi me shokët Blerimin dhe Dardanin të gjithë të rinj gjatë tetëdhjetë e shtatë ditëve, sa qëndruan në këtë burg famëkeq dëgjuam vetëm britma kukama, piskama të cilat të shtirshin gjallë në tokë nga të ramët e forta gardianeve kriminel ordiner serbë. Edhe ne shokët. Makin, Arsimin, Blerimin , Dardanin e të tjerët nga gardianet shpesh janë nxjerr nga birucat e burgut dhe janë rrahur në mënyrën më shtazarake deri në alivanosje. Synimet e gardianeve kriminel ordiner serbë të ardhur nga burgjet e Serbisë dhe Malit të Zi ishin që gjatë maltretimeve të rënda fizike dhe psikike të burgosurve shqiptare të gjitha moshat ishte shkatërrimi organeve gjenitale, të veshkave.Gjatë shëtitjeve që i kemi bërë nëpër korridoret e burgut ne si të burgosur kemi qenë të detyruar tërë kohës duart t’i mbajmë prapa kresë, kurse kokën poshtë, kurse ditëve të diela ishim të detyruar të pastrohemi nën tushat me ujë të ftohtë. Pas fillimit të bombardimeve të forcave ushtarake të NATO-së mbi pozicionet ushtarake, policore, paramilitare serbe dhe objektet me rëndësi strategjike mbi ne të burgosurit filloi dhuna e pa parë, të cilën Maki , Arsimi, Blerimi, Dardani e të tjerët nuk do të harrojmë kurrë. Gjatë kësaj kohe filloi sjellja e furishme të burgosurve shqiptare nga burgjet serbe të Serbisë në burgun famëkeq në Dubravë të Istogut.. Pas pushimit me armë nga ana e forcave paramilitare të burgut Maki Begolli me gjashtë shokë të burgut me shpejtësi të madhe vrapuam në drejtimi të qendrës të sporteve të vogla të burgut nga ku janë tërhequr të plagosurit. Gjatë këtij aksioni na hetuan paramilitare dhe filluan të shtinë mbi ne, ku për fate të keq nga radhët tona mbeti i vrarë vetëm Nazmi Shala. Në atë moment ku mezi e shpëtuam kokën arritëm që t’i tërheqim të gjithë të plagosurit rëndë dhe lehtë dhe t’i vendosim në lokalet e pavilionit “C” dhe spitalin e burgut.

Falë ndihmës së Zotit dhe fatit i shpëtuam me të keqes …

Më njëzet e tre maj forcat paramilitare serbe bashkërisht me të burgosurit serbë të armatosur deri në dhëmbë nga dera kryesore hynë brenda lokaleve të burgut dhe në mënyrë të pamëshirshëm shtinë mbi të burgosurit e pafajshëm shqiptarë me pushkë automatike, bomba, thika, shufra të hekurta, ku lanë shumë të vrarë dhe të plagosur. Në fund të aksionit xhelatët serbë u nisen në drejtim të lokaleve të restorantit , kuzhinës së burgut dhe spitalit, ku filluan të shtinë dhe në të njëjtën kohë i urdhëruan që brenda pesë minutave gjithë të burgosurit të dalin jashtë me duar të lidhura rreth kokë dhe në oborr të rreshtohen nga katër. Pas furnizimit me ushqim bashkë me të plagosurit me autobusë dhe përcjelljen e forcave të sigurimit shtetërore në krye me Bata Bullatoviqin kur arritëm në afërsi të Istogut na i ndalen autobusët dhe një nga një na rrahën deri në alivanosje. Me të arritur në burgun famëkeq të Lypjanit na rrethuan forcat e mëdha të krimineleve serbë të armatosur deri në dhëmbë të cilat na urdhëruan që të rreshtohem dhe gjatë hyrjes në pavilione na maltretuan rëndë, kurse dhjetë të burgosur i urdhëruan që t’i bartin të plagosurit dhe t’i vendosin në një pavilion të veçantë. Të plagosurit u dërguan për shërim në Spitalin e Përgjithshëm në Prishtinë, ku shumica prej tyre e gjetën vdekjen, e një ndër ta ishte edhe Mujë Tafilaj nga fshati Siqevë e komunës së Klinës. .

Më 10 qershor na shpërndanë nëpër burgjet serbe në Serbi. Në burgjet e Gjakovës, Pejës, Dubravës së Istogut, Gjilanit, Lypjani, Nishit, Pozharevc, Leskovcit, Beogradit, Mitrovicës së Sremit në dymbëdhjetë vjetorin e masakrave dhe barbarive të pa para mbi qindra shqiptarëve të moshave dhe gjinive të ndryshme bashkëbiseduesit më të cilët biseduam këto ditë me tronditje të mëdha shpirtërore u përkujtohen torturat shtazarake nga dyzet e tetë orë që u bë mbi trupin e tyre nga inspektoret e pa mëshirshëm të sigurimit shtetëror. Metodat më çnjerëzore ishin ato të aplikimit të rrymës gjatë torturave fizike dhe psikike të cilat të shumica e të burgosurve të pafajshëm shqiptarë u përdorën me qindra herë nga të cilat ka pasur edhe të vdekur. Të gjithë bashkëbiseduesit e mijë në rrëfimet e tyre në përkujtimin e dymbëdhjetë vjetorit të masakrave barbare nëpër burgjet serbe në Kosovë dhe Serbi të gjithë një zëri janë të mendimit që fati dhe ndihma e Zotit edhe përkundër metoda shtazarake që u kryen mbi ta i shpëtuan më të keqes dhe u kthyen në gjirin e tyre familja dhe trojet e tyre stërgjyshore. Ata shprehen habi pse pas hyrjes së NATO-s në Kosovë u lejuan forcat serbe që ata t’ i dërgojnë në Serbi dhe pyesin pse organet shtetërore të Kosovës për 12 vjet heshten për masakrën në burgun e Dubravës dhe për keqpërdorimin e të burgosurëve shqiptarë gjatë dhe pas luftës./Hasan Hasanramaj (FUND)

 

 
  • Niki

    kto vuajtje te motrave e vellezerve tone,nuk duhet kurre me u harrue!!edhe sipas mundesive,sa me shpesh te perseriten rrefimet e tyre neper emisione televizive,e gazeta ne menyre qe gjeneratat e reja ta dine e ta mesone se kush jane shkijet!Secili e ka per obligim qe femijeve te vet te ju tregoje se qfare tortura jane ne gjendje te bejne shkijet neper civil!si thote ni fjale popullore qenit edhe shkavit si zihet bese!!kallzonju fmive te juaj sa me shume!!!pershendetje

  • albin

    kjo ashte tmerrshme qa ju kandodhur ketyre njerzve por keta njer nuk duhet te heshtin por te ndrehin zarin e tyre dhe ti qesin ne shesh te gjith kryminelet qe i njohi te shkoin ne euleks e tju tregoin ata njerz o them njerz se ata nuk jan njerz por jan kafsh te egra te shkoin ne euleksti japin deshmit e barbarve se kta eul po naj ndjekin qlirimtaret ton e qindra serb e malazez qe kan ber krime kunra njerzore enden sot te lir askush nuk i ndjek jan te lir me dur te gjakatosura kjo asht jo njerzore por eulx jan miq sllavi po r keto deshmi duhet me jav jap amerikanve ata i ndreqin keto pun edhe nji he mos heshtni folni se sa pe qeveritaret ton keta i kan futur veshet ne lesh jo ne lesh por ma mir te thuhet ekan mbshtellur koken me para e nuk shohin e as nuk nuk doin te ndegjon edhe qlirimtaret i kan nda ne dy grupe qlirimtaret e pushtetit dhe ata te farfrit te farfrilypin drejtesi ata bost thon kta nuk jan ish uqk sipas tyre aekeni par mustaqen gjemajli ju kan ba ka dy mjekrra se ata ikan mafin ne pushte kuse kta tetjeret nuk kan as buk that me hanger kjo kjo nuk asht jerzore keta njer nuk munden kurr me mbajt shtetsepse asht vedia e ult kombetare jan ka lujn me gjakun e deshmorve duhet trajue te gjith ni soi ata qe marin nima te shtetit heshtin thoin na kemi perte tjert bajn si te doin por duhen me ngrit zerin prej familjes jasharve e dei te ma i thjeshtise famija jashri asht themeli i keti shteti kjo familje duhet me e ngrit zerin edhe per te tjert me qen sikur advokat i popullit mos me i lan kta matrapaz te luajn si te dojn ata

 
 
 

AdetAdet Donemiadet düzensizligi
AdetAdet Donemiadet düzensizligi
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com