Vizitorë nga Durrësi mirë se vini në vizitë në Borås të Suedisë
Këto ditë të majit konkretisht nga 16 deri më 21 maj 2011, kolektivin e“Fjärdingskolan”nga qyteti Borås në Suedi do e vizitojnë një grup nxënësish me mësuesit e tyre nga shkolla nëntëvjeçare ”Demokracia” e Durrësit. Një vizitë e premtuar dhe e pritur prej kohësh, sepse mësuesit durrsak këtu e katër viteve më parë ishin të parët miq që vizituan Suedinë në kuadër të një lidhjeje (Binjakëzim), mes të dy shkollave. Pastaj në tetor të vitit 2010 një grup pedagogësh nga Fjärdingskolan ishin për vizitë në qytetin Durrësit respektivisht mysafirë të shkollës nëntëvjeçare Demokracia.
Në qytetin Borås konkretisht në kolektivin e Fjärdingskolan janë bërë tani më të gjitha përgatitjet e nevojshme për pritjen e miqve durrsak, e kjo suedezët i gëzon edhe më shumë se në qytetin e tyre do jenë mysafirë edhe nxënës nga Durrësi të cilët për një javë do jenë mysafirë të moshatarëve të tyre të kombeve dhe kombësive të ndryshme që vijojnë mësimet në këtë vatër arsimore në këtë qytet.
Drejtoria e Fjärdingskolan së bashku me Qendrën Kulturore Shqiptare ”Migjeni” kjo një shoqatë kulturore shqiptare është kujdesur që vogëlushët durrsak së bashku me pedagogët e tyre të ndjehen si në shtëpinë e tyre gjatë qëndrimit të tyre në Borås. Janë planifikuar vizita të ndryshme në vet qytetin e textilit Borås, në shumë ente e institucione shkollore dhe parashkollore, ente kulturore, shkolla, ente shkencore të cilat ndihmojnë fëmijët e këtushëm në realizimin e projekteve mësimore, pishinën e qytetit, Kopshtin Zoologjik një ndër më të pasurit në Skandinavi e ndoshta edhe në një pjesë të Evropës. Pastaj mikpritësit janë kujdesur që këta vogëlush dhe pedagogët e tyre një ditë të terë të jenë mysafirë në vendlindjen shkrimtares së madhe suedeze për fëmijë Astrid Lindgren që eshë e njohur edhe tke ne me librin e saj ”Pipi çorapegjata”.
Këtij karvani më pas do i bashkëngjitet edhe shkrimtari i njohur nga Tirana Viron Kona, ku para ca ditësh nënë përkujdesjen e QKSH ”Migjeni” doli nga shtypi libri i për fëmijë e të rinj ”Eh more Bubulino” në suedisht.
Besojmë se kjo vizite e vogëlushëve nga Durrësi nën përkujdesjen e Komunës së qyetit Borås, pra me bartjen e shpenzimeve të vizitës do kontribuoj në njohjen mes nxënësve durrsak dhe nxënësve boråsar të kombeve dhe kombësive të ndryshme, të njihen ata vet me punën që bëhet këtu në shkollë e shoqëri, kontributin që fëmijët japin në zhvilli mine shoqërisë, e këto përvoja ti përcjellin tek moshataret e tyre në Shqipëri.
Politika e shtetit Suedez është e tillë që, bën gjithçka për të ndihmuar në integrimin e shpejtë të tyre në jetën suedeze, sidomos të vegjlit dhe të rinjtë, por duke ruajtur identitetin dhe veçoritë e tyre. Shteti përballon të gjitha shpenzimet e shkollimit deri te librat falas për të gjithë. Natyrisht integrimi nuk është i lehtë, por kemi mbështetjen e të mësueseve të shkëlqyer. Një vëmendje të veçantë zë kujdesi për zbatimin e demokracisë në shkollë, sidomos e drejta e fëmijëve për gjuhën e tyre e për të qenë vetvetja. Këmbëngulim dhe besojmë se jemi në rrugë të mbarë, pasi në qoftë se nuk i studiojmë paralelisht të dy gjuhët, nuk do të kemi sukses.Besojmë se nxënësit durrsak dhe pedagogët e tyre kanë çka të mësojnë nga moshatarët e tyre në Borås dhe në Suedi.
SOKOL DEMAKU/KOSOVALBANER.COM/





